Sporti
Luhet java e fundit e kampionatit abissnet superiore për vajza skënderbeu pret lushnjën
Java e 18-të dhe e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza luhet këtë fundjavë, duke përmbyllur kështu një tjetër edicion futbollistik dhe duke i lënë radhë ndeshjeve të “Final 4”.Takimi i parë i javës së 18-të është ai mes Partizanit dhe Apolonisë. Pas fitores së thellë ndaj Laçit, vajzat e kuqe do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në “Arenën e Demave”. Sfida është planifikuar të nisë në ora 13:00. Ndeshja tjetër e së shtunës është Tirana – Teuta, që do të luhet në kompleksin “Skënder Halili: në ora 15:00.Sakaq, të dielën do të luhen edhe tre takimet e tjera të javës së 18-të të “Abissnet Superiore” për vajza. Në orën 14:00 do të luhen dy prej sfidave, ai mes Gramshit dhe Laçit në Gramsh dhe Skënderbeu që pret Lushnjen në Korçë. Edicionin 2023-2024 do ta përmbyllë ndeshja Vllaznia – Kinostudio, një takim ku shkodranet kryesuese do të luajnë për ta mbyllur kampionatin me fitore. Ndeshja do të luhet në Shkodër në ora 15:00.Përfundimi i kësaj jave të “Abissnet Superiore” i lë radhën shortit të “Final 4” që do të përcaktojë çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet do të zhvillohen me takime vajtje-ardhje, teksa sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të renditura më poshtë në renditje. Në rast barazimi tё pikёve pas dy takimeve tё lojës sё rregullt, skuadra e renditur mё mirё nё klasifikim kualifikohet pёr nё ndeshjen finale.Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Sakaq, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, me ndeshjen që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit”.“Abissnet Superiore” për vajza – Ndeshjet e javës së 18-të:Partizani – Apolonia 27.04.2024 ora 13:00Tirana – Teuta 27.04.2024 ora 15:00Gramshi – Laçi 28.04.2024 ora 14:00Skënderbeu – Lushnja 28.04.2024 ora 14:00Vllaznia – Kinostudio 28.04.2024 ora 15:00
Sporti
SUPERLIGA/ Sot luhen 3 ndeshjet e fundit të javës së 6-të…
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!