Connect with us

Kategoria 2

MALIQI/ Vijnë tre nga Pogradeci. Përforcohen maliqarët!

Lajmi i fundit ka të bëjë me Maliqin e kategorisë së dytë.

Edhe pse në fakt vetëm dje skuadra e Maliqit ka filluar fazën përgatitore verore, është mësuar se ka qenë Pogradeci skuadra e kategorisë së parë që ka huazuar plot 3 lojtarë që nuk gjenin dot hapësirë.

Bëhet fjalë për Elmas, Blacëri dhe Bega, treshja e futbollistëve që sezonin e ri do të jenë pjesë e Maliqit, për ta fuqizuar edhe më shumë këtë skuadër.

Në fakt, qysh dje është bërë e ditur nga Maliqi që përforcimet do të vijnë nga dita në ditë dhe kjo treshe që tashmë shikoni në foton e mëpshtme janë pjesë e skuadrë së Maliqit.

Advertisement

Suksese Maliqit në sezonin e ri!

Continue Reading
Advertisement

Kategoria 2

KATEGORIA E DYTË/ Ja kur luhen 5 çiftet e javës së parë. Turbina-Devolli në orën…

Java e parë e kategorisë së dytë do të startojë këtë fundjavë, të dielën në orën 16:00 dhe në Grupin B atje ku bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës, Maliqi dhe Devolli.

Në këtë javë të parë Maliqi në bazë të shortit do ta ketë krejtësisht pushim, ndërkohë që vetëm devollinjtë do të startojnë në këtë javë të parë sezonin e ri.

Është Turbina-Devolli ndeshja hapëse, gjë që do të thotë se Devolli prezantimin e parë do ta bëjë në Cërrik, atje ku i pret një sfidë e vështirë.

Devolli ka ambicie të mëdha në këtë sezon dhe presidenti Spartak Meraku ka blerë disa lojatrë të huaj dhe ka ngritur një skuadër nga e para.

Advertisement

Për Grupin B do të luhet këtë të dielë 5 çifte, ndeshje që i sjellim më poshtë, ndërkohë që të gjitha ndeshjet do të startojnë në orën 16:00.

Më poshtë sjellim dhe kalendarin e javës së parë:

Grupi B (22 shtator 2024)

ORA 16:00 AF Luftëtari – Tomori

ORA 16:00 Memaliaj – Shkumbini

Advertisement

ORA 16:00 Këlcyra – Oriku

ORA 16:00 Turbina – Devolli

ORA 16:00 Butrinti – Delvina

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI pak diytë para startit shpall listën zyrtare të ekipit!

Maliqarët pak momente më parë kanë mbyllur zyrtarisht edhe listën e ekipit në prag të ezonit të ri 2024-2025.

Në fakt kampionati i kategorisë së dytë starton qysh këtë fundjavë, por maliqarët e kanë pushim dhe në këtë mënyrë ndeshjen e parë do ta luajnë më 29 shtator ku do të presin në start Luftëtarin pretendent.

Trajneri Egli Malësia dhe stafi i tij kanë zyrtarizuar 21 futbollistë që janë federuar tashmë, ndërkohë që më sipër në foton e publikuar sjellim të gjithë emrat e lojtarët dhe rolet e tyre.

Ja dhe njoftimi i KF Maliqit:                                            

Advertisement

Kjo do të jetë përbërja e ekipit për sezonin e ri futbollistik!

Duelin e parë të kampionatit e luajmë në shtëpi ndaj Luftëtarit në datën 29 shtator.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 2

Romario Çelniku var “këpucët në gozhdë”/ Klubi i Maliqit mirënjohje për lojtarin!

Romario Çelniku ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur në moshën 27-vjeçare duke “varur këpucët në gozhdë”.

E falenderojmë për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanelën e Maliqit.

Do të mbetesh një legjendë e sportit maliqar, duke qenë pjesë e historisë së klubit.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

KATEGORIA E DYTË starton këtë fundjavë/ Ja shorti për MALIQIN!

Kampionati i Kategorisë së Dytë do të fillojë më 21 shtator. Në Grupin B të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 11 ekipe: AF Luftëtari, Tomori, Memaliaj, Shkumbini, Këlcyra, Oriku, Turbina, Devolli, Butrinti, Delvina, Maliqi.

SHORTI I MALIQIT

JAVA 1: Maliqi (pushim)

JAVA 2: Maliqi-Luftëtari

Advertisement

JAVA 3: Memaliaj-Maliqi

JAVA 4: Maliqi-Këlcyra

JAVA 5: Turbina-Maliqi

JAVA 6: Maliqi-Butrinti

JAVA 7: Delvina-Maliqi

Advertisement

JAVA 8: Maliqi-Devolli

JAVA 9: Oriku-Maliqi

JAVA 10: Maliqi-Shkumbini

JAVA 11: Tomori-Maliqi

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

KATEGORIA E DYTË starton këtë fundjavë/ Ja shorti për DEVOLLIN!

Kampionati i Kategorisë së Dytë do të fillojë më 21 shtator. Në Grupin B të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 11 ekipe: AF Luftëtari, Tomori, Memaliaj, Shkumbini, Këlcyra, Oriku, Turbina, Devolli, Butrinti, Delvina, Maliqi.

SHORTI I DEVOLLIT

Java 1: Turbina – Devolli

Java 2: Devolli – Butrinti

Advertisement

Java 3: Delvina – Devolli

Java 4: Devolli – (pushim)

Java 5: Devolli – Orikumi

Java 6: Shkumbini – Devolli

Java 7: Devolli – Tomori

Advertisement

Java 8: Maliqi – Devolli

Java 9: Devolli – Luftëtari

Java 10: Memaliaj – Devolli

Java 11: Devolli – Këlcyra

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Në Devoll besojnë shumë te një start dinjitoz javën e ardhshme!

Devollinjtë edhe pas humbjes në miqësore me Maliqin 4-1 vijojnë me intensitet të lartë stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Trifon Meraku.

Humbja e fundit edhe pse ishte thjesht në një miqësore, duket se zbriti me “këmbë në tokë” devollinjtë që në fakt kanë investuar shumë në prag të këtij sezoni.

Shumë blerje për devollinjtë për të pasur një skuadër të denjë dhe në vendet e para të kategorisë së dytë. Presidenti Spartak Meraku nuk ka kursyer asgjë në lidhje me afrimin e futbollistëve, duke afruar edhe shumë lojtarë të huaj dhe pritet të kemi edhe emra të tjerë në ditët në vazhdim.

Në startin e sezonit që fillon javën e ardhshme, Devolli do të udhëtojë për të luajtur në Cërrik ndaj Turbinës dhe sigurisht që në Devoll besojnë shumë që starti do të jetë dinjitoz.

Advertisement

Edhe fotoja që kemi shkëputur është nga seanca e fundit stërvitore, ndërkohë që trajneri Trifon Meraku po punon fort që fundjava e ardhshme ta gjejë gati Devollin e tij.

Suksese Devollit në sezonin e ri!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 2

Maliqi fiton miqësoren ndaj devollinjve

Maliqi – Devolli 4-1

Shënues: Elmazi, Lipo (2) Xaka/ Ibrahim

Maliqarët dhe devollinjtë kanë zhvilluar një miqësore mes tyre. Një ndeshje me mjaft ritëm nga të dy ekipet dhe me një grintë, kjo edhe për faktin se janë në prag të startit të kampionatit dhe vërtet të dy ekipet u munduan të jepnin maksimumin.

Pjesa e parë, me gjithë rastet e të dy ekipeve është mbyllur pa gola. Në pjesën e dytë, të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Devolli të cilët shënuan me anë të Ibrahimit, pasi ka rrëmbyer një top nga mesfusha. Më pas gjithçka ka folur për maliqarët që arrijnë të barazojnë rezultatin me anë të Lipos dhe më pas është Xaka që dyfishon rezultatin. Por nuk ndalen këtu vendasit pasi shënojnë edhe dy gola të tjerë me anë të Lipos dhe Elmazit.

Advertisement

Kjo ndeshje u shërbeu të dy trajnerëve, Egli Malësia të Maliqit dhe Trifon Merakut të Devollit për të parë gjendjen e ekipit si dhe të futbollistëve të afruar.

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli/ Ekipi që godet fort në merkato, priten afrime të tjera

Tek devollinjtë, në këto momente janë gjashtë futbollistë të huaj që kanë nënshkruar edhe kontratat e tyre dhe nga sa është mësuar nga presidenti Spartak Meraku pas dy ditësh do të mbërrijë edhe një tjetër futbollist.

Do të jetë një mesfushor organizator me mjaft vlera dhe do të mbyllet kështu edhe një prej pikave që devollinjtë duan ta mbyllin sa më shpejt. Mund të thuhet se ky do të jetë afrimi i fundit nga të huajt dhe ka shumë mundësi që deri në çastet e fundit të ketë përfunduar.

Mund të ketë edhe ndonjë surprizë tjetër, por me futbollistë korçarë që plotësojnë kështu edhe kushtin pët të qenë brenda prefekturës.

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 2

EKSKLUZIVE/ Presidenti i devollinjve, Spartak Meraku firmos kontratat e reja me 6 futbollistë të huaj

Pas ndeshjes miqësore të zhvilluar në Devoll, atje ku ishte edhe testi kundër Skënderbeut, presidenti i këtij ekipi Spartak Meraku në prezencë edhe të ekzekutivit Ermir Lukra dhe trajnerit Trifon Meraku ka hedhur firmat mbi kontratë me gjashtë futbollistë të huaj.

Nga sa është mësuar kanë qenë kontrata shumë të regullta dhe kjo flet për seriozitetin e këtij klubi dhe në veçanti të presidentit Spartak Meraku. Të gjashtë futbollistët kanë qenë të gatshëm dhe shumë të kënaqur edhe nga shuma financiare që u është afruar dhe natyrisht pritet tani që të flasin në fushën e lojës.

Futbollistët që kanë firmosur janë të kombësive të ndryshme, kështu bëhet fjalë për portierin kolumbian Diego, me ganezin Ibrahim, për të vazhduar me brazilianët Soza, Frenklin, Emanuel, Artur. Natyrisht ishin edhe disa futbollistë që nuk e kaluan provën dhe pritet që të largohen nga testi provë edhe pse kishin më shumë se dy javë që u ishte dhënë mundësia.

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 2

Maliqi mposht thellë në miqësore FC Helzagun 6-1

Ka përfunduar me fitoren e thellë të Maliqit 6-1 miqësorja e sotme ndaj FC Helzag, takim që u luajt në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Një fitore e thellë e maliqarëve të kategorisë së dytë që kishin përballë kampionen në fuqi të Sunday League.

Kjo ndeshje u luajt në orën 19:00 të mbrëmjes në aneksin e stadiumit juglindor dhe sigurisht që Maliqi pritej ta fitonte, por jo me shifra kaq të thella.

Ndeshja ka qenë e bukur në fushë, por me shumë gabime nga ana e FC Helzag, por që gjithsesi u shërbeu shumë të dy skuadrave në përgatitje për kampionatet e tyre.

Advertisement

Edhe në ditët në vazhdim priten të tjera miqësore për Maliqin, deri në startin e kampionatit të ri.

Continue Reading

Flash News