Connect with us

Sporti

Miqësore për ekipet kuqezi të vajzave/ Shqipëria U-15 fiton 5-0 ndaj Dajtit, Luçije Gjini debuton me fitore me Kombëtaren U-19

Radha për ekipet kombëtare të moshave të vajzave të zbresin në fushë. Shqipëria U-15 dhe përfaqësuesja shqiptare U-19 zhvilluan dy ndeshje miqësore në fundjavë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, që veç rezultatit kishin si qëllim testimin e lojtareve të reja dhe vendosjet e ekipeve në fushë.

Ekipi kombëtar i vajzave U-15 u përball me bashkëmoshataret e ekipit të Dajtit. Një ndeshje mjaft e bukur që përfundoi me fitoren e thellë 5-0 të vajzave kuqezi. Përpos rezultatit, që sigurisht ndikon në ngritjen e moralit të skuadrës, kjo ndeshje i shërbeu trajnereve Daniela Kodra dhe Emirjeta Ndoci që të testojnë vajzat kuqezi dhe të shohin mundësitë e vendosjes së skuadrës në ndeshjet e turneut “UEFA Development U-15” që do të luhet përgjatë këtij muaji në Shqipëri.

Në këtë turne, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Estoninë. Në takimin përballë Dajtit, dy trajneret e skuadrës provuan të gjithë elementët e grumbulluar për këtë ndeshje dhe morën sinjale pozitive nga ekipi kuqezi.

Advertisement

Pas Kombëtares U-15, edhe përfaqësuesja shqiptare U-19 zbriti në fushë. Lucije Gjini, ish-futbollistja e Kombëtares shqiptare, e cila ka marrë timonin e përfaqësueses shqiptare U-19 debutoi me fitoren 2-1 kundër Kinostudios. Ky është testi i parë i Kombëtares U-19, që gjithashtu do të luajë ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit U-19 në muajin nëntor – dhjetor.

Raundi i parë i këtij turneu do të luhet në vendin tonë në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor dhe Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Moldavinë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Skënderbeu/ Ja çka deklaruar Gvozdenoviç për Ermir Rashicën

“Është futbollist i talentuar, bën mirë në skuadër, por duhet tani të zgjidhë situatat e lojës edhe pse është i ri përëri e ka përvojën e duhur.”

Këto janë fjalët e trajnerit Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes me Laçin.

Duket se ajo që ka dashur trajneri të bënte Rashica në këtë ndeshje është fakti sipas tij: “Duhet të kishte shënuar në momentin që doli përballë portierit dhe them se atje do të ishte mbyllur ndeshja para kohe.”

Advertisement

Në fakt kjo ka ndodhur atje ku Rashica ka dalë përballë Dajsinanit, por ky i fundit i ka mohuar golin duke devijuar me këmbë.

Rashica shihet si një nga talentet që skuadra korçare ka dhe duhet të tregojë më shumë qetësi, pasi tani është sezoni i tij dhe ka shumë mundësi që të jetë dhe pse jo që në merkaton e janarit një nga më të kërkuarit nga ekipet jashtë vendit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

JAVA e 6-të e Kategorisë së Parë në dy ditë/ Ja kur luan Pogradeci!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën do të luhen 5 takime, të gjitha në të njëjtën orë, 16:00. Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia – Besa dhe Kukësi – Korabi.

Sfidat e tjera do të jenë edhe Burreli – Lushnja, Flamurtari – Valbona dhe Vora –Pogradeci. Ndërkohë ditën e diel do të luhet ndeshja e mbetur mes Erzenit dhe Kastriotit. Edhe kjo përballje do të zhvillohet në orën 16:00.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

Futbolli për të gjithë, Europa feston javën e UEFA Grassroots 2024  

Java që sapo ka nisur është shumë e rëndësishme për futbollin europian, pasi festohet java e “UEFA Grassroots”, futbolli i bazës që siguron që loja e bukur e futbollit të jetë e aksesueshme për të gjithë.

Çdo muaj shtator, UEFA manifeston javën e “UEFA Grassroots”, që ka një rëndësi të veçantë për federatat anëtare të futbollit. Futbolli i bazës është themeli i sportit tonë, duke e bërë lojën e bukur të aksesueshme për miliarda njërëz në mbarë botën.

Futbolli i bazës është një nga shtyllat që përbëjnë strategjinë e shpalosur nga Federata e Futbollit, “Futbolli për Kombin 2022-2025”, një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit, që në bashkëpunim me UEFA-n ka zbatuar disa projekte në vendin tonë  si: “Uniforma Ime”, “Topi yt”, “100 fushat”, “Step by Step”, “UEFA Playmakers”, projekti “Grow”, si edhe “Elite Youth Development Academy”, projekti më i fundit i ndërmarrë nga FSHF për të zhvilluar futbollin e bazës në Shqipëri.

Advertisement

Futbolli profesionist dhe i nivelit elitar nuk do të ishte i mundur pa futbollin bazë dhe java e UEFA Grassroots 2024 premton të jetë një festë e gjithçkaje që e bën lojën të shkëlqyer.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU luan me Tiranën dhe pret Egnatian/ Ja dy ndeshjet e radhës!

Skënderbeu duhet të harrojë sa më parë fitoren e fundit ndaj Laçit, pasi përpara janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për bardhekuqtë dhe sigurisht që vështirësia është e madhe.

Tashmë ka ditë që janë bërë zyrtare se kur luhen java e 7-të dhe e 8-të e superligës, teksa FSHF ka zbardhur kalendarin me datat dhe oraret zyrtare.

Në këtë mënyrë, të dielën e ardhshme Skënderbeu do të udhëtojë për të luajtur ndaj Tiranës në kryeqytet dhe kjo ndeshje do të startojë në orën 19:00 të datës 29 shtator. Pra, një javë për të përgatitur Tiranën.

Advertisement

Më pas në javën e 8-të të superligës Skënderbeu do të kthehet të luajë në stadiumin “Skënderbeu”, në një ndeshje tjetër po kaq të vështirë, teksa do të presë Egnatian në javën pasardhëse. Kjo ndeshje është planifikuar të luhet të shtunën e 5 tetorit dhe do të startojë në orën 19:00 të mbrëmjes.

Këto janë dy ndeshjet e radhës zyrtare, teksa më pas do të ketë pushim për shkak të grumullimit të kombëtares kuqezi.

Java 7

29 shtator (E diel)

Advertisement

Ora 19:00 Tirana-Skënderbeu

Java 8

5 Tetor (E Shtunë)

Ora 19:00 Skënderbeu-Egnatia

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Devolli barazon në Cërrik/ Presidenti Spartak Meraku: Mëkat që nuk fituam

“Në qoftë se do të kishte një ndeshje që më vjen keq që nuk dolëm me një fitore, është kjo kundër Turbinës.”

Këto janë fjalët e presidentit të devollinjve Spartak Meraku.

“Të fitosh penallti dhe të mos shënosh që në minutën e parë kjo është e para, më pas rastet janë të panumërta kur sulmuesit kanë dalë përballë portierit mik dhe nuk kanë shënuar. Të prodhosh gjithë atë lojë, të gabosh në momentin final, këtu është për t’u ndalur. Sulmues të tillë nuk e meritojnë të veshin atë fanelë.

Advertisement

Do të ndalem gjatë tek kjo ndeshje pasi vërtet është e para, por duhet që të mos përsëriten këto situata me tej.”

Devollinjtë kanë dalë me një pikë nga Cërriku, një fushë e vështirë realisht dhe përballë kishin një kundërshtar të mirë, por devollinjtë ishin shumë herë më lart në lojë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Të afruarit tek Skënderbeu shtohen në formacion…

Nga merkato janë larguar nga korçarët tre futbollistë dhe tre të tjerë që nuk ishin në planet e trajnerit, por ndërkohë janë afruar gjashtë futbollistë dhe kështu duket se janë vendosur ekuilibrat.

Në javët e para vetëm Bismark ishte ai që fillonte lojën si titullar në sulm dhe më pas Gvozdenoviç u mundua të ruante ekuilibrat me ata që kishte në ekip. Por, në javët e tjera dhe më konkretisht në këtë të fundit, është edhe një futbollist tjetër që ngelet titullar dhe ai është Lucho Vasques, që vendoset në mbrojtje.

Ka edhe disa të tjerë që po fillojnë të marrin minuta. Kështu së pari ka qenë Franklin Kamelau, Tare dhe Doka së fundmi në takimin me Laçin. Kështu pritet të jenë edhe disa të tjerë që të hidhen në fushë ku pritet me interes Tayo dhe Balja.

Advertisement

Nga sa është mësuar edhe ata shumë shpejt do të kenë minuta loje, por kjo varet nga gjendja e tyre fizike. Sa më shpejt ta rifitojnë, aq më shpejt do të jenë në fushën e lojës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Starton sot java anti-Tirana/ Ja kur zbresin korçarët në fushë…

Ekipi korçar ka luajtur ditën e shtunë, më pas të dielë ka qenë një ditë pushimi dhe sot në orën 17:30 minuta do të dalin në stërvitjen e parë të javës.

Një stërvitje që etiketohet si ajo anti-Tiranë, ekipi korçar nga sa mësohet nuk ka asnjë futbollist të dëmtuar apo të skualifikuar. Kjo do të thotë se ekipi është i plotë dhe pritet të ndreqet edhe ndonjë e metë e vënë re gjatë ndeshjes së kaluar.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ MESHKUJ/ Mëkat, Skënderbeu mundet 3-2 nga Studenti

Studenti-Skënderbeu 3-2

(23-25, 25-17, 25-15, 18-25, 15-13)

Skënderbeu: Sotir, Sheehan, Kamenica, Musaka, Driza, Cox, Lumani (L1)/ Shpata, Barçi, Ahmeti, Zhymi, Meço, Kula (L2). Trajner: Arben Prifti

Advertisement

Në javën e dytë të superligës së volejbollit për meshkuj, Skënderbeu ka bërë një paraqitje të mira, por mëkat që nuk fitoi, pasi u mposht 3-2 në kryeqytet nga Studenti, vetëm në pikët e fundit të setit të pestë final.

Skënderbeu me shumë ndryshime këtë sezon, me lojtarë të huaj ka zhvilluar ndeshjen e dytë në transfertë ndaj Studentit, ndërkohë që duhet thënë se seti i parë fitohet nga korçarët 23-25. Dy setet e tjera janë për Studentin që e mund Skënderbeun 25-17 dhe 25-15.

Korçarët e rrjetës zgjohen në setin e katërt që e fitojnë me lehtësi 18-25. Seti i pestë dhe final ka qenë dramatik deri në fund, por dy pikët e fundit i shënojnë volejbollistët e Studentit që fitojnë 3-2 dhe marrin 2 pikë, ndërkohë që Skënderbeu del nga kjo tansfertë me vetëm 1 pikë.

Në ndeshjen tjetër për javën e dytë Partizani ka fituar lehtësisht në Durrës ndaj Teutës 3-0.

Advertisement

Skënderbeu në volejboll për meshkuj ndodhet për momentin në vendin e tretë me 4 pikë, me 1 fitore dhe 1 humbje.

Suksese djemve të volejbollit të Skënderbeut!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu ja kur luan javën e 3-të ndaj Vllaznisë!

Dy javët e para të kampionatit kombëtar të volejbollit kanë filluar me dy fitore për vajzat e trajnerit Orlando Koja. Një fitore 3-1 ndaj Teutës dhe së fundi fitorja 3-0 në kryeqytet ndaj Dinamos, kanë bërë që Skënderbeu të ketë 6 pikë, aq sa ka në fakt edhe Partizani, që ndodhet në krye pasi ka 6 sete të fituara dhe asnjë të pësuar.

Skënderbeu, kandidati numër një për fitimin e trofeut këtë sezon, ka filluar punën për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës, teksa do të presë në shtëpi Vllazninë në javën e tretë.

Skënderbeu-Vllaznia luhet të shtunën e 28 shtatorit dhe do të startojë në orën 14:00 të mesditës dhe kjo tashmë është zyrtare në bazë edhe të kalendarit që ka miratuar qysh në fillim të sezonit FSHV-ja.

Advertisement

Padiskutim që vajzat bardhekuqe do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi dhe kjo as që diskutohet.

Grupi po shkon drejt kolaudimit të plotë dhe vajzat janë përshtatur me njëra-tjetrën dhe stafi teknik është optimist për vazhdimin e kampionatit të cilin kanë si objektiv ta mbyllin pa asnjë humbje.

Në këtë mënyrë të gjithë tifozët korçarë duhet të jenë në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës këtë të shtunë në orën 14:00 ku i pret përballja Skënderbeu-Vllaznia.

Më poshtë sjellim edhe kalendarin e këtij kampionati me oraret dhe datat e përcaktuara tashmë.

Advertisement

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Advertisement

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia                    28 shtator 2024     Ora 14:00

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024            Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Advertisement

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Advertisement

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Advertisement

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

Continue Reading

Sporti

Debutimi i Albi Dokës me Skënderbeun/ Këtë javë përballja ndaj ish-Tiranës së tij!

Ishte pritur me interes debutimi i tij me Skënderbeun dhe Albi Doka e ka bërë një gjë të tillë fundjavën që kaloi, teksa u fut në fushën e lojës në minutën e 77-të në atë fitore ndaj Laçit 2-1 të Skënderbeut të rij.

Ka ditë që Albi Doka është bashkuar me skuadrën dhe sigurisht do kohë të përshtatet, apo të arrijë edhe formën e tij optimale, ndërkohë që 27-vjeçari më së fundi e ka bërë debutimin me fanelën bardhekuqe në fushën e lojës.

Sigurisht që për të ishte një risi për vetë faktin se për herë të parë luan në Shqipëri jashtë Tiranës dhe jo me fanelën bardheblu që ishim mësuar ta shikonim.

Advertisement

Albi Doka një ish i Tiranës, sigurisht që ka bërë zgjedhjen më të mirë dhe pas rikthimit nga Hungaria ndjehet më shumë se mirë me këtë fanelë.

Tashmë debutimin e tij të parë me 13-të minuta në fushë e bëri, por për Albi Dokën java e ardhshme do të jetë më shumë se e veçantë. Tirana përballet me Skënderbeun këtë të dielë, ndërkohë që Doka do të jetë ndaj ish-skuadrës së tij dhe fanelës që u rrit.

Gjithsesi Aldi Doka është një profesionist i vërtetë dhe do të japë maksimumin për fanelën tashmë bardhekuqe.

Suksese Aldi!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News