Connect with us

Aktualitet

Mirëmëngjes sot në ditën e të dashuruarve

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!Jemi së bashku sot në këtë të mërkurë, kur data shënon 14 shkurt 2024 dhe kur kjo datë shënon Ditën e të Dashuruarve.Sot mirëmëngjesin po e sjellim pak si të veçantë nga ditët e tjera, të mbushur plot me zemra e duke ju uruar sa më shumë dashuri në jetën tuaj, miq të faqes sonë.Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!Ditë të mbarë e plot dashuri e paçi miq të faqes “Korça Boom”!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!Jemi së bashku sot në këtë të mërkurë, kur data shënon 14 shkurt 2024 dhe kur kjo datë shënon Ditën e të Dashuruarve.Sot mirëmëngjesin po e sjellim pak si të veçantë nga ditët e tjera, të mbushur plot me zemra e duke ju uruar sa më shumë dashuri në jetën tuaj, miq të faqes sonë.Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!Ditë të mbarë e plot dashuri e paçi miq të faqes “Korça Boom”!

Continue Reading
Advertisement

Aktualitet

Tifozët korçarë nuk i ndahen ekipit, në të mirë e në të keq

Tifozët e ekipit të Skënderbeut si dhe sportdashësit që e mbështesin janë të shumtë. Ata janë atje edhe për faktin se kultura sportive nuk u mungon. Ata mbështesin ekipin dhe realisht kanë një marrëdhënie shumë të mirë me ekipin.

Ata e kanë përkrahur edhe në momentet kur nuk janë marrë pikët dhe përherë kanë ndarë gjithçka bashkë. Këtë do të bëjnë edhe në këtë takim. Kështu ata kanë bërë thirrje në faqet sociale për të qenë të shumtë në këtë ndeshje, duke sjellë gjithnjë në vëmendje faktin se është Skënderbeu i tyre dhe me këtë ekip dhe me futbollin nuk mund dot të rrinë larg.

Kështu nga sa mësohet do të ketë një numër të madh sportdashësit, pasi shihet që reagimet janë të mëdha në mbështetje të ekipit.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

POGRADEC/ Fillon puna për asfaltimin e rrugëve kryesore të Rrëmenjit

Rrëmenj!

Ashtu siç e njoftuam edhe më herët, tashmë filloi puna për asfaltimin e rrugëve kryesore të Rrëmenjit. U përfundua sistemimi dhe asfaltimi i lagjes së sipërme të fshatit mbi xhaminë, u asfaltua unaza e kësaj zone, po vijon puna me segmentin kryesor drejt aksit nacional, drejt Vërdovës dhe Gështenjasit.

Në vijim do të vijohet me rrugët kryesore të Vërdovës e më pas fshatin Gështenjas, duke i dhënë fund njëherë e mirë problemit të infrastrukturës në këto 3 fshatra. Më herët kemi përfunduar Baçallëkun dhe rrugën kryesore të fshatit Çerravë.

Duam të bëjmë me dije për banorët të cilët gjatë këtyre ditëve kanë dërguar kërkesa për rrugët e brendshme se: Projekti i asfaltimit ka në fokus rrugët kryesore të fshatrave, ndërsa sa i përket rrugicave të brendshme do të ketë një tjetër fazë.

Advertisement

Shtrimi i tyre është projektuar me pllaka betoni dhe për këtë jemi duke pritur furnizimin me materiale nga FSHZH për të vijuar me shtrimin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Njihuni me Elenin, e cila ndihmon fëmijët për të zhvilluar talentet tek Qyteza e Fëmijëve

Kjo është Eleni, e cila me përkushtimin e saj ndihmon fëmijët për të zhvilluar talentet dhe potencialin e tyre tek Qyteza e Fëmijëve.

E specializuar në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve, Eleni realizon më së miri koordinimin e aktiviteteve që zhvillohen në Qytezë.

Ajo ka eksperiencë në fushën e politikave të mbrojtjes së fëmijëve dhe është e angazhuar për krijimin e një ambienti të sigurt dhe mbështetës.

Eleni prej 5 vitesh është pjesë e skuadrës së World Vision pranë Qytezës së Fëmijëve, duke kontribuar në edukimin joformal të fëmijëve.

Advertisement

Ajo faciliton edhe programet: “Labirinti Ekspres” dhe “Kopshti në Qytezë”, përmes të cilave stimulon inteligjencën emocionale të fëmijëve.

“Mënyra më e mirë për të rritur fëmijë të mirë, është t’i bëjmë ata të lumtur”, – shprehet Eleni.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

UPSHIFT Albania, edicioni i Korçës ka nisur me super energji

UPSHIFT Albania, edicioni i Korçës ka nisur me super energji.

Në edicionin e 5-të të UPSHIFT në Korçë, të rinjtë do të ndahen në 11 grupe, ku do të punojnë përgjatë dy ditëve, për të ideuar zgjidhje të qëndrueshme së bashku me mentorët e tyre dhe për të evidentuar rëndësinë e klimës për qytetin e Korçës.

Faleminderit për prezencën Ambasadorit të Republikës së Azerbajxhanit, z.Anar Huseynov, përfaqësuesit të UNICEF Albania, Murat Sahin dhe bashkëthemeluesit të ICTSlab Kushtrim Shala, i cili zgjodhi sërish Korçën për një tjetër edicion fantastik!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

SKËNDERBEU/ Ditë e veçantë për Juri Merlim dos Santos Carvalho. BrazilianI sot feston…

Një ditë përpara ndeshjes së nesërme ndaj kurbinasve, në kampin bardhekuq ka festë. Themi këtë pasi braziliani i mesfushës së Skënderbeut, Juri Merlim feston 26 vjetorin e tij të lindjes.

I lindur më 20 shtator në Brazil, Juri karrierën e nisi me skuadrat braziliane, ndërkohë që në Shqipëri do të mbërrinte për herë të parë në shtator të vitit 2020 ku veshi fanelën e Turbinës.

Më pas u rikthye sërish në Brazil dhe në vitin 2022 erdhi edhe njëherë në Shqipëri per të vëshur fanelën e Flamurtarit. Në verën e vitit të kaluar Juri Merlim do të firmoste për Skënderbeun dhe tashmë është pjesë e familjes bardhekuqe.

Sot Juri do të marrë urime të shumta nga shokët e skuadrës dhe stafi teknik, ndërkohë që urimet do të jenë të shumta edhe nga tifozëria bardhekuqe. Sot Merlim është lojtar kyç për Skënderbeun duke zëvendësuar Dean Liçon që u largua në Turqi.

Advertisement

Edhe stafi i portalit “Korça Boom” gjen rastin sot të urojë Jurin: Edhe 100 vite të lumtura dhe suksese me fanelën e Skënderbeut!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i yjeve për këtë të premte 20 shtator 2024

Dashi

Sot është një ditë me mundësi për miqësi të reja. Puna paraqitet mjaft mirë, ku zhvillime pozitive paraqiten në horizont. Gjenda ekonomike nuk është shumë e mirë.

Demi

Sot duhet të bëni diçka tjetër dhe të njiheni me njerëz të rinj. Në punë do merreni me gjërat që doni, projketet e reja do të shkojë ashtu si dëshironi.

Advertisement

Binjakët

Sot është momenti i duhur për të thënë ato që doni. Ide të reja do t’ju bëjnë të ndryshoni diçka. Jeta sentimentale do të ketë probleme, përpiquni t’i sqaroni gjërat.

Gaforrja

Dita paraqitet pozitive për dashurinë. Në punë qëndroni larg bisedave, disa gjëra mirë është të mos i dëgjoni. Përpiquni të pushoni pak për të fituar energji.

Luani

Advertisement

Ky është momenti i duhur për të biseduar me partnerin. Në punë një projekt do të rezultojë i rëndësishëm, kushtoini vëmendje sepse është shumë i rëndësishë.

Virgjëresha

Në dashuri bëni mirë që të shmangni debatet. Nëse në punë ju ka ikur një mundësi, tashmë do të keni një shans tjetër, mos e humbisni.

Peshorja

Ky është moment pozitiv për dashurinë. Një dashuri mund të lind nga një miqësi. Çështjet financiare duhen riparë. Kujdesuni për familje, janë mbështetja më e madhe

Advertisement

Akrepi

Në dashuri duhet të toleroni partnerin. Raportet me të lindurit e shenjës së peshqve, paraqiten pozitive. Kujdes në ambientin e punës, gjërat mund të përkeqësohen.

Shigjetari

Në dashuri gjërat do të komplikohen gjatë fundjavës. Doni të sqaroni disa situata dhe të keni siguri, në mbylljen e disa çështjeve që nuk ju bindin.

Bricjapi

Advertisement

Dashuria do të kalojë në plan të dytë, si dhe do të ketë disa çështje që kërkojnë sqarim. Në punë do të jeni të favorizuar. Financat janë mjaf të mira.

Ujori

Në dashuri nuk duhet të tregoheni të ashpër me të tjerët, si dhe duhet të nisni të shikoni gabimet tuaja. Nuk duhet të bëni shpenzime.

Peshqit

Kjo është dita ideale për të folur me njeriun që doni, në mënyrë që të sqaroni marrëdhënien. Gjërat do shkojnë mirë. Në punë çdo gjë duket mirë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Keni bërë plane për sot? Ja si pritet të jetë moti…

Për ditën e sotme (premte) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të europës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri dhe mesatar do të jenë të përqëndruara kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.

Advertisement

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 20°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 14 deri 29°C

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes me vjeshtën kolonjare!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!  

Jemi së bashku në këtë të premte kur data shënon 20 shtator 2024.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me një pamje nga Kolonja në këto ditë vjeshte dhe t’ju urojmë më të mirat për ju.

Ju urojmë një të premte sa më të bukur për të gjithë!  

Advertisement

Ditë të mbarë miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Takim në qendrën e zhvillimit rajonal “MIK” në Korçë

U organizua sot takimi në qendrën e zhvillimit rajonal “MIK” në Korçë, lidhur me prezantimin nga përfaqësuesit e studios “ARS Progetti S.P.A & Bolles+Wilson”, të cilët po hartojnë projektin teknik paraprak me ndërhyrjet e propozuara, qe do të stimulojnë zhvillimin e turizmit të aventurës në zonën natyrore të fshatrave Dardhë, Arrëz, Sinicë dhe Nikolicë, financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në kuadër të Programit për Fuqizimin e Infrastrukturës Turistike (Albanian Infrastructure Tourism Enabling Program).

Realizimi i këtij projekti do të shtojë premisat e një zhvillimi të ri ekonomik dhe turistik për zonën me natyrë të mrekullueshme të këtyre fshatrave, duke e pasuruar edhe më shumë ofertën turistike që ofron qarku ynë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, mesazh ngushëllimi nga Presidenti Duka

Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit, Gert Bogdani, ka trishtuar të gjithë opinionin publik. 44-vjeçari, i cili njihej dhe si një dashamirës i madh i futbollit, ndërroi jetë sot pas një arresti kardiak.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka shprehur ngushëllimet familjes Bogdani për këtë humbje të madhe, duke vlerësuar kontributin që Gerti dha në politikën dhe shoqërinë shqiptare gjatë karrierës së tij.

“Jam i tronditur për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit. Ky është një moment i dhimbshëm për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin të njihnin një njeri me vlera të jashtëzakonshme si Gerti. Ai ishte një personalitet i rrallë, me integritet dhe përkushtim të pashoq, që dha kontribut të rëndësishëm në politikën shqiptare, por njëkohësisht ishte edhe një dashamirës i madh i futbollit, që nuk mungonte në stadiumet shqiptare si tifoz.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij do të jetojë në kujtimet e gjithë atyre që e vlerësuan për zemrën e tij të madhe dhe përkushtimin e tij ndaj Shqipërisë. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Bogdani dhe të gjithë të afërmve të tij. Pushoftë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News