Kulture
Mos e humbisni perlën e petrit zenelit
NGA: Petrit F. ZeneliTy shteti imi dashur, nuk të arrin dot mendja, dora dhe këmba deri atje, ne Trebickën e largët të Vakëfeve, se nuk ka rrugë për makinë, por ne bijtë e atij trualli do e kujtomë në jetë të jetëve, me krenari, këtë ngjarje të përmasave kombëtare, çeljen e të parës shkollë shqipe më 1845, me abetaren e parë shqip (Evëtarin… 1844-1845) të Veqilharxhit të madh!“U nxuar dhe Shqipe shkronja,Zu e mësojnë njerëzia.U(n) harita dhe këndova (1)Sa më dukeshin të mira”.1“Isha djalë 10-vjeç, kur ika nga Vithkuqi në Trebickë për të mësuar në shkollë të Shën Mërisë në Trebickë, më 1854, në të cilën më shpunë të mësoja prej Dhaskal Fan Xhekës nga Treska. Në këtë shkollë pashë për herë të parë djemtë me nga një abetare bërë prej Naum Bredhit, të cilin më të shumtit e dinë me emrin Naum Veqilharxhi, e me sa gaz i mësonin zantoret (zanoret) a, u, y, e, ë, i; po për fat të lig nuk ndenja përveçse një dimër. Që aty mua m’u rrënjos dashuria e gjuhës. Më të ikur, iu luçë Dhaskalit të më përshkruante apostullë e pashkëve… djalë jeshë. Nuk prisja pashkë, por prisnja të thosha apostullë shqip”. Citim nga patrioti dhe folkloristi i mirënjohur vithkuqar Spiro Dine (1846–1922), në veprën e tij me titull: “Valët e detit”, botuar në Sofje-Bullgari 1908, faqe nr. 19, në vjershën e titulluar “Të penguarit e gjuhës tonë”, ku në strofën e gjashtë të saj vë shënimin e mësipërm.- Patrioti Gjik Prifti (Trebicka): “ Si një bekim i qiellit, – kujton ai, – na ra në dorë alfabetarja e vithkuqarit Naum Panajoti. Ne e ruanim dhe vlonim atë më tepër se korrat (ikonat) e shënjta të këtij Manastiri”.- E moshuara nga Trebicka, Vasile Prifti: “Jeshmë të vegjël shumë. Rrinja shesh me alfabetaren në dorë dhe keshë edhe gëzim të madh, por edhe frikë se mos na zinin e nuk mësonim dot zentoret shqipe: a, e, y, i, kur i ndjeri Thanas Xheka apënte (hapte) alfabetaren e këndonte shqip më mirë se bilbili që këndon në maj. Ca uleshin mbi velenxë, ca mbi postet që i shtronim mbi dërrasat e Manastirit… Edhe sikur të na mbante i ndjeri Thanas Xheka tërë ditnë e ditës me zëntoret shqipe, ne keshmë dëshirë e nuk mërzitshim. Në dhomë të Dhaskalit kishte edhe ca djem të mëdhenj. Ata i mësonin zëntoret më shumë se neve. Ca që qenë e vinin si çirakë shkruanin në kartërat e tyre fare shqip, më shpejt se me shkronjat turke e greke. I ndjeri Thanas Xheka na thoshte gjithnjë se, shkronjat tona ngjisnin më shumë me gërmat e gjuhës frëngeGëzuar 8 shtatorin, festën e shkollës shqipe Trebickë ! Njëherësh, gëzuar festën e shenjtë të Shën Mërisë, 8 Shtator, dita e lindjes së saj, që trebickallinjtë arsimdashës i bashkëngjitën dhe atë të diturisë!
Kulture
Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights
Kulture
NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë
Kulture
Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024
Kulture
Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet
Kulture
Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume
Kulture
Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin
Kulture
Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024
Kulture
Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!
Kulture
Aurel Thëllimi më 28 shtator në Korça Serenights
Kulture
Lazarela Deti më 28 shtator në Korça Serenights
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!