Connect with us

Ngjarje

Motra e Egli Progës: Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin

Motra e Egli Progës kërkoi dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqjen e drejtorit të spitalit Pogradec, rikualifikimin e veprës penale nga prokuroria, ekspertizë ndërkombëtare dhe rikthimin me masë “arrestim me burg” të personave që sipas saj bashkëorganizuan vrasjen e vëllait të saj. Kërkesat ajo i artikuloi gjatë protestës së mbajtur përpara Kryeministrisë.

“Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime.

Horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët.

Advertisement

Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar. Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë.

Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”, u shpreh ajo

Continue Reading
Advertisement

Ngjarje

POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin F. Gj., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë borxh një shumë parash një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec ndaloi shtetasin V. Ll., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Pogradecit e ka dënuar me 1 vit e 10 ditë burgim, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shetasin J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi prej disa ditësh përndiqte të dashurën e tij.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin L. Dh., 31 vjeç, banues në Korçë, dhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishte në përdorim 31-vjeçari, në fshatin Pirg, Maliq, në telefonat e këtyre shtetasve u gjetën faqe që shërbenin për vendosje të basteve sportive.

Telefonat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisement

Po nga ky Komisariat u arrestua në flagrancë shtetasi E. E., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 42 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 29-vjeçar.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. S., 76 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Korçë-Devoll”, në fshatin Neviçisht, ka përplasur me automjet një 59-vjeçar, i cili po lëvizte me biçiklete, duke e dëmtuar lehtë.

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 në afërsi të fshatit Lumalas, në qytetin e Korçës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë, përtej normave të lejuara, si dhe kushtet e rrugës me lagështi, të cilat kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Sokol Çita 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Bujar Rika, 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Advertisement

Continue Reading

Ngjarje

Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 7, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ç., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin H. S., 70 vjeç, këmbësor, i cili është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Advertisement

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi F. B., 71 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, i cili ka kallëzuar se më datë 07.09.2024, është larguar nga banesa, djali i tij 49 vjeç (me problem të shëndetit mendor). Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Procedime penale në Korçë, Podradec, Devoll. Lexoni komunikatën e policisë

K. M., 81 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi;

R. R., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi ka shpërndarë foto dhe video të një shtetaseje të mitur, në rrjetet sociale.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit F. P., 51 vjeç, dhe I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi në fshatin Miras, Devoll, 51-vjeçari u kap duke transportuar me furgon, një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës, që ia kishte blerë 59-vjeçarit, në fshatin Sinicë. Gjatë kontrollit u gjetën edhe 10 m sterë lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda drusore dhe furgoni.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

Advertisement

– K. Q., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 65-vjeçare, për motive pronësie;

– M. Sh., 33 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshortin e saj, nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 57 vjeçari nga Liboniku, pasi thyhen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 57 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Continue Reading

Ngjarje

E TURPSHME në Korçë, 56 vjeçari tenton të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura, arrestohet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Flash News