Kulture
Nderim e respekt për jani rizën sot do të festonte 83 vjetorin
Aktori Jani Riza sot do të kishte 83 vjetorin e tij të lindjes. I njohur dhe i spikatur në disa role në kinematografinë shqiptare, Riza ndërroi jetë në moshën 47 vjeçe nga një aksident automobilistik, në 24 tetor 1988.Aktori Jani Riza lindi në 17 janar të vitit 1941, në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës. Mbaroi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu”, më 1964 dhe fill më pas u emërua aktor në teatrin “A. Z. Çajupi” të Korçës. Luajti aty mbi 40 role, kryesore dhe të dyta, duke u bërë një nga aktorët më të spikatur të trupës së këtij teatri. Kishte një zë të ashpër, trup të bëshëm, të vetëndjerë të thellë të rolit.Sipas “Aktorët Shqiptarë”, Jani Riza u dallua për krijimin e figurave nga rrethet fshatare, njerëz të vrazhde, me vullnet të fortë, zemërake dhe një identitet të shfaqshëm kryekreje (dramat: Moro Mokra e Ruzhdi Pulahës, Qyteti i akuzuar e Teodor Lacos), por, herë-herë, edhe njerëz naiv, të çiltër, disi të leshtë (Dalipi te drama Këneta), apo hileqare e me vese (drama Djemtë e Bato Gores e R. Pulahës). Në qasjet e tij interpretative zunë vend, po ashtu, personazhe që breheshin nga dyshimet dhe lëkundjet e forta në marrjen e vendimeve, të cilat u shkaktonin trazime shpirtërore, meri të fshehura, dyzime (Halimi te Të pamposhturit e Minush Jeros, Delua te Përballë vetes e R. Pulahës).Jani Riza ishte aktor i suksesshëm dhe në kinematografi, ku luajti mbi 15 role. Spikati me rolin e Xhezos në filmin Përballimi (1976), por figura tek e cila pati një mishërim aktorial të nivelit të lartë ishte ajo e Bunac Saliut në filmin televiziv Agimet e stinës së madhe (1981). Me këtë rol fitoi Medaljonin në Festivalin V të Filmit Shqiptar. Aktori Jani Riza vdiq nga një aksident automobilistik.
Kulture
Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata
Kulture
Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights
Kulture
NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë
Kulture
Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024
Kulture
Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet
Kulture
Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume
Kulture
Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin
Kulture
Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024
Kulture
Për herë të parë në Korçë, diva e muzikës klasike Maria Callas/ Urime Eva Alikaj!
Kulture
Aurel Thëllimi më 28 shtator në Korça Serenights
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!