Connect with us

Sporti

“Ne jemi Skënderbeu”/ Thirrja që mbizotëron tek…

“Ne jemi Skënderbeu.” – Kjo është fraza që mbizotëron herë pas herë në stërvitjen e korçarëve. Ai që e përdor më shumë nga gjithë të tjerët është trajneri Ivan Gvozdenoviç. Në çdo moment kur kërkon të motivojë edhe më shumë të tijtë, ai ju kujton se kanë një fanelë të rëndë që mbajnë mbi supe.

Por edhe kur e pyet mbi objketivin që ka në çdo ndeshje Gvozdenoviç deklaron se: “Ne jemi Skënderbeu dhe hyjmë në fushën e lojës vetëm për fitore.” Kjo ka zënë vend edhe në psikologjinë dhe mentalitetin e futbollistëve të ekipit, të cilët e përdorin shpesh këtë thënie të trajnerit dhe vetë kanë filluar ta ndiejnë thellë përgjegjësinë që kanë ndaj kësaj fanele.

Një fanelë që ka historinë e vet të lavdishme dhe pritet që shumë shpejt të rikthehet atje ku e meriton.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Sporti

FSHF mirëpret turneun “UEFA Development” U-15 për vajza, njihuni me kalendarin e ndeshjeve

Në fundin e muajit shtator do të ngrejë siparin turneu “UEFA Development” i grupmoshës U-15 për vajza. Një turne shumë i rëndësishëm që do të zhvillohet në vendin tonë nën organzimin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n.

Në turneun “UEFA Development” U-15 për vajza veç ekipit tonë Kombëtar do të marrin pjesë edhe Kosova, Estonia dhe Maqedonia e Veriut. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 30 shtator, 2 tetor dhe 5 tetor.

Në ditët në vijim, trajneria e ekipit Kombëtar të vajzave U-15, Daniela Kodra do të zbardhë edhe listën me futbollistet e thirrura për këtë turne.

Advertisement

Ndeshja e parë e turneut do të jetë Maqedoni e Veriut – Estoni, me sfidën që nis në orën 11:00, teksa në po të njëjtën ditë Shqipëria do të përballet me Kosovën në orën 15:00.

Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 2 tetor. Ndeshja Kosovë – Maqedoni e Veriut është planifikuar të luhet në orën 11:00 dhe Shqipëri – Estoni në orën 15:00.

Sfidat e treta dhe të fundit në grup do të luhen më 5 tetor. Estoni – Kosovë do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa Shqipëria do të përballet me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

TIRANA-SKENDERBEU të dielën/ Fillon “lufta” e tifozërive në distancë

Po të ndjekësh rrjetet sociale, atje ku ultrasit e Tiranës kanë komentet e tyre për këtë ndeshje gjen një kundërpërgjigje edhe nga tifozët korçarë. Natyrisht tifozëritë e bëjnë edhe më të bukur këtë ndeshje, por ajo që vihet re është një fjalor jo etik në momente dhe komente të veçanta.

Është e drejta e çdo ekipi të ndezë sfidën, por brenda arsyes e gjuhës së pastër të një komunikimi në distancë. Të gjithë janë në të mirë të futbollit dhe le të japim një mesazh të një lufte sportive dhe vetëm kaq.

Korça është qyteti i kulturës dhe traditës e nuk besohet se do të arrihet deri tek ekstremi. Ka ardhur momenti që të gjithë të shijojnë një ndeshje me nivel dhe tifozëritë le të jenë pranë ekipeve, por me njëra-tjetrën nuk kanë as më të voglën punë, qoftë edhe në distancë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Liqenorët luajnë fatet e pretendentit këtë javë

Liqenorët, pas fitores me Erzenin këtë javë që kaloi, janë më të qetë. Kjo për atë se tashmë janë me dy fitore dhe tre humbje në këto katër javë, por gjithsesi gjashtë pikë nuk janë as pak dhe as shumë.

Liqenorët kanë një ndeshje shumë delikate këtë javë, kur do të luajnë kundër Vorës. Një ndeshje që vendos në një farë mase edhe fatet e asaj që quhet pretendim, pasi Vora krahas ekipeve të tjera është pretendente për superligën.

Kështu që liqenorët do të tregojnë se edhe ata kanë vendosur të jenë atje mes ekipeve që do të tregojnë forcën ndaj të tjerëve.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Tirana-Skënderbeu, ose përballja Shkëmbi-Gvozdenoviç!

Dikur kanë qenë së bashku te Skënderbeu dhe kanë veshur fanelën bardhekuqe, ndërkohë që sot janë në krye të dy pankinave të ndryshme dhe të dielën do të jenë kundërshtarë.

Bëhet fjalë për korçarin Bledi Shkëmbi që sot drejton Tiranën dhe Ivan Gvozdenoviç që drejton Skënderbeun.

Në fakt një përballje sa për “nxemje” e kanë pasur me njëri-tjetrin përpara fillimit të kampionatit, ku në stadiumin juglindor u zhvillua miqësorja Skënderbeu-Tirana dhe rezultati përfundimtar ishte 2-2, me një super ndeshje të Skënderbeut dhe me një Tiranë që shënoi dy gola vetëm në 10-të minutat e fundit të asaj miësoreje.

Advertisement

Të dielën në javën e 7-të, Shkëmbi dhe Gvozdenoviç do të kërkojnë të mposhtin njëri-tjetrin si kundërshtarë dhe sigurisht që të dy do të përdorin strategji të ndryshme për të dalë fitimtarë në këtë 90 minutësh.

Kush do ia dalë këtë fundjavë, Bledi apo Ivani?!

Sigurisht që është një duel shumë interesant jo vetëm në fushë, por edhe në pankinë!

Ne u urojmë suksese të dy teknikëve, si dy ish-ë të Skënderbeut dhe si dy pankina që padiskutim kanë vlera të mëdha.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

TENIS/ Turneu “KORÇA JUNIOR” në qytetin e Korçës, 28-29 Shtator

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club organizojnë në qendrën

sportive në qytetin e Korçës, datë 28-29 Shtator, turneun “KORÇA JUNIOR”

-U12

Advertisement

-U16

Djem/Vajza

Regjistrimet janë të hapura.

Për më shumë informacion kontaktoni në numrin 0692182552.

Advertisement

Suksese të gjithë pjesëmarrësve!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Fabiana Pecse nga Venezuela më e mira në ndeshjen e fundit/ Super pasuesja e Skënderbeut!

Pasuesja 24-vjeçare Fabiana Pecse është shpallur lojtarja më e mirë e ndeshjes së fundit Dinamo-Skënderbeu 0-3, e vlefshme për ndeshjen e javës së dytë të kampionatit kombëtar të volejbollit.

Skënderbeu fitoi bindshëm fundjavën që kaloi ndaj dinamoviteve me shifrat e pastra 3-0, ndërkohë që stafi teknik i Skënderbeut si pas çdo ndeshjeje nxjerr dhe statistikat dhe si kanë luajtur volejbollistet në ndeshje.

Pas analizës dhe mbledhjes së të dhënave del se Fabiana Pesce ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer dhe jo më kot është shpallur edhe më e mira, gjë që e bëri publike edhe vetë trajneri Orlando Koja.

Advertisement

Kujtojmë që Pesce është nga Venzuela dhe është pasuese, ndërkohë që 24-vjeçarja është më e mira edhe në kampionatin shqiptar dhe jo më kot është një pikë e rëndësishme te Skënderbeu në volejboll për femra.

Tashmë pas çdo ndeshjeje do të shikojmë se cilat do të jenë lojtaret më të mira për Skënderbeun, ndërkohë që ju kujtojmë se ditën e shtunë në orën 14:00 Skënderbeu do të luajë ndeshjen e javës së tretë të kampionatit në shtëpi dhe do të presë Vllazninë.

Suksese Fabiana Pesce!

Suksese Skënderbeut në volejboll për femra!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-15 barazon 2-2 me Malin e Zi

Shqipëria U-15 luajti pasditen e sotme miqësoren e parë ndaj Malit të Zi U-15 në Podgoricë. Kuqezinjtë barazuan 2-2 me Malin e Zi, teksa për Shqipërinë realizoi dy gola sulmuesi Haxhi Rrena.

Trajneri Armand Dama e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Malit të Zi U-15: Marsid Hoxha (GK), Endi Cekrezi, Joart Mile, Rian Neza, Riad Syla, Angelos Çomo, Fabio Hyseni, Sean Sulaj, Haxhi Rrena (C), Tom Keqi dhe Erjon Vajushi.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen dhe pas disa momenteve të mira mori avantazhin në minutën 24-t. Kapiteni Haxhi Rrena zhbllokoi takimin pas një aksioni shumë të bukur të kuqezinjve.

Advertisement

Avantazhi i Shqipërisë zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Mali i Zi barazoi rezultatin në minutën e 31-të me Luka Vusurovic. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë gjetën sërish rrugën e rrjetës me Haxhi Rrenën. Kapiteni kuqezi i shkoi deri në fund aksionit dhe përfitoi nga gabimi i mbrojtjes kundërshtare. Rrena kaloi edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuan golin e dytë personal në këtë sfidë.

Deri në fund u aktivizuan pothuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar nga trajneri Armand Dama. Kuqezinjtë mbrojtën mirë avantazhin por në minutën e 78-të Neza shkaktoi penallti që u shndërrua në gol nga Nikola Vukoje. Në fund sfida e parë miqësore u mbyll në barazim me rezultatin 2-2.

Ndeshja e dytë miqësore Shqipëri U15 – Mali i Zi U15 do të luhet më 26 shtator në stadiumin “Reshit Rusi”, në orën 16:00.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Tirana-Skënderbeu në “Air Albania”/ Dalin në shitje biletat!

Ditën e dielë ndeshja përmbyllëse e javës së 7-të të superligës do të jetë ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut, ndeshje e cila do të startojë në orën 19:00 dhe do të luhet në orën 19:00 të mbrëmjes.

Ka qenë klubi i Tiranës që ka nxjerrë në shitje përpara kohe biletat për këtë ndeshje në kryeqytet.

Tirana e cila është organizatore e këtij takimi ka nxjerrë në shitje biletat, ku çmimet variojnë nga 400 lekë në 3000 lekë të reja.

Advertisement

Nga ana tjetër klubi bardheblu u bën thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër në sfidën ndaj Skënderbeut, pasi Tirana vjen pas 6 barazimeve radhazi dhe kërkon fitoren e parë, por për fitore luan edhe Skënderbeu që ka 1 pikë më shumë se Tirana.

Ndërkohë që tifozët bardheblu nuk do të mungojnë pritet një mbështetje edhe nga tifozët e Skënderbeut, sidomos nga ata korçarë që jetojnë dhe punojnë në kryeqytet, pa përjashtuar se do të udhëtojnë për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës edhe tifozë nga Korça.

Suksese Skënderbeut të dielën ndaj Tiranës!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI me foto zyrtare/ Suksese në sezonin e ri 2024-2025!

Maliqi sapo ka publikuar edhe foton zyrtare me gjithë stafin dhe futbollistët që do të veshin fanelën e Maliqit në sezonin e ri 2024-2025.

Përpara pak ditësh në fakt kanë qenë maliqarët që kanë pubikuar edhe listën zyrtare me emrat e lojtarëve dhe stafit, ndërkohë që në këto momente është bërë zyrtare edhe fotoja përpara ndeshjes së parë të sezonit të ri.

Kategoria e dytë startoi fundjavën që kaloi por maliqarët në bazë të shortit e kishin pushim, ndërkohë që këtë fundjavë do të përballen me Luftëtarin në javën e dytë të Grupit B.

Advertisement

I urojmë suksese Maliqit në sezonin e ri dhe rezultate sa më pozitive.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

HISTORIKE/ Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tiranë në muajin shtator 2025

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen në Pragë ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin europian.

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë, nën organizimin e Federatës së Futbollit. Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe vetë vendin tonë.

Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës. Ky zhvillim historik është një dëshmi e rritjes së ndikimit të Shqipërisë në futbollin europian.

Advertisement

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u morën edhe këto vendime të tjera:

– U aprovua strategjia e re e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024-2030.

– U përcaktua fondit i solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27

– Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin San Siro për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.

Advertisement

– Vendi pritës për Kampionatin Europian të UEFA U-19 Futsal 2025 u caktua Kishinjev, Moldavi.

– Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Flash News