Connect with us

Sporti

Një fenomen i përsëritur me të huajt…

Në kampionatin shqiptar “vërshojnë” të huajt sidomos nga vendet e varfëra. Shumë futbollistë vijnë dhe nuk u dihet saktësisht se ku kanë kanë luajtur dhe ku janë aktivizuar apo në çfarë gjendje shëndetësore janë.

Janë menaxherët që mundohen t’i “ngecin” ku të mundin, madje edhe në kategoritë inferiore me shpresën se mund të kalojnë një kategori më lart. Duket se vërtet është shqetësim fakti i moshës së tyre. Madje pretendohet se janë 18-19 vjeçarë, por nga sa është bërë e mundur nga verifikimet janë me moshë më të madhe dhe shpesh mundohen të kenë edhe dokumente jo të regullt.

Edhe pse ka tashmë një sistem kontrolli, përsëri gjithçka ndodh në vendet e origjinës së tyre dhe duke qenë edhe me shumë emra, kanë mundësinë të “fshihen”.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Sporti

Njihuni me lojtarët që kanë shënuar 100 gola me ekipet e tyre.

Janë katër futbollistë që kanë shënuar 100 gola me ekipet e tyre , por 100 gola me më pak ndeshje i kanë shënuar Haaland dhe Ronaldo , pikërisht në 105 ndeshje me ekipet e tyre. Ndërkohë janë Suares dhe Ibrahimoviç që kanë shënuar nga 100 gola respektevisht në 120 ndeshje dhe 131 ndeshje. Janë kështu shënuesit më të mirë që kanë vendosur rekorde që vështirë se do të thyhen pasi sulmues të tillë race dalin shumë pak.

REDAKTUAR nga: “KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç këtë herë me laps në dorë, ja vendimi…

Trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç së bashku me të tijtë kanë mbyllur edhe seancën e radhës dhe sot janë tre ditë para ndeshjes së radhës. Duke ndjekur seancat stërvitore të këtyre ditëve, ishte deri diku e vështirë të mësoje se cili do të jetë formacioni për këtë takim.

Në fakt në një përqindje të dukshme dihet, por kishte edhe shumë dilema nga ana e trajnerit dhe kjo nga sa mësohet për atë se do të shikojë deri në fund se kush ka gjendjen më të mirë dhe çfarë skeme do të përdoret.

Madje edhe reparti i mbrojtjes dhe ai i mësfushës pritet të ketë ndryshime. Se në çfarë mase do të jenë këto ndryshime, kjo mbetet për t’u parë, por që do të ketë ndryshime kjo është mëse e sigurt.

Advertisement

Gjithsesi vendimi do të merret vetëm ditën e diel kur edhe t’u bëhet komunikimi futbollistëve

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Ja çfarë i urojnë tifozët korçarë kundërshtarit…

Skënderbeu do të luajë kundër Tiranës, një kundërshtar që nuk njeh fitore, por ka vëtëm barazime. Tifozët korçarë duket se po e shfrytëzojnë këtë moment të Tiranës.

Në shumë komente që janë lënë tek “Korça Boom” dilet në një shprehje në unison se: “Tirana do të pësojë tani humbjen e parë.” Ndërkohë që Tirana mendon për fitoren e parë, korçarët i janë kundërpërgjigjur me humbjen e parë.

Do të jetë një takim ku të dy ekipet do të luajnë vetëm për tre pikë pasi kjo u bën punë. Gjithsesi të tre rezulatet janë në fushën e lojës dhe mbetet që të presim ditën e ndeshjes për të mësuar rezultatin.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 2

Devolli iu tërheq”veshin” të huajve, pritet reagimi

Ekipi i bilishtarëve ka marrë një barazim në javën e parë kundër Turbinës, që në fakt ishte një takim që duhej të ishte fituar.

Duket se ata që kanë vendosur ishin të huajt, të cilët nuk kanë bindur aq sa duhet, kjo për atë se kanë shpërdoruar raste të shumta dhe nuk kanë dhënë edhe atë që ishte në pritshmëritë e trajnerit Trifon Meraku.

Gjatë këtyre ditëve presidenti Spartak Meraku ka qenë shumë kërkues ndaj tyre dhe natyrisht u ka kërkuar të reflektojnë që në ndeshjen e radhës.

Advertisement

Krejt ndryshe situata me futbollistët e tjerë të cilët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe kjo është shumë pozitive.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”                                                    

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia nis nga Shqipëria, një lam i madh…

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia në çiklizëm do të startojë nga Shqipëria. Kanë ngelur vetëm disa detaje të vogla që të merret vendimi përfundimtar dhe zyrtar.

Në qoftë se kjo ndodh do të ishte një eveniment shumë i madh për çiklizmin shqiptar, por jo vetëm, kjo pasi qëllimi është edhe promovimi i zonave turistike të vendeve ku do të kalojë ky tur çiklistik.

Ka shumë mundësi që të zhvillohen tri etapa në tokën tonë dhe më pas do të vazhdohet në Itali. Në garë, për të patur etapa, kanë qenë disa kandidatura, por duket se këtë herë Shqipëria do t’ia dalë.

Advertisement

Gjithaçka do të mësohet zyrtarisht në ditët në vazhdim.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Marko Alia gati t’i vërë “drynin” portës të dielën ndaj Tiranës!

Nëse ka një ndeshje që edhe “gardiani” Marko Alia duhet të japë më të mirën, është kjo me Tiranën këtë të diel në mbrëmje në “Air Albania”. Themi këtë pasi presioni sigurisht që është i madh për të gjithë futbollistët, por për Markon ky është sezoni i dytë në këtë superligë dhe ka treguar se është një nga pikat kyçe të Skënderbeut sidomos në ndeshje të tilla.

Edhe gjatë seancave të fundit stërvitore si të gjithë lojtarët e tjerë edhe Marko Alia është optimist dhe është dukur në formë dhe gati për këtë transfertë në kryeqytet.

Skënderbeu në 6-të javë është një skuadër që shënon gola, por edhe pëson, ndërkohë që të gjithë golat e pësuar nuk është se janë gabimi i Alias.

Advertisement

Marko ka shpëtuar skuadrën nga gola të sigurt dhe është siguri më vete për prapavijën. Ka ardhur momenti që edhe Alia të mbyllë portën dhe këtë shpresohet dhe besohet ta bëjë qysh në këtë ndeshje të radhës ndaj bardhebluve.

Nën drejtimin e trajnerit të portierëve Erjon Llapanji, Marko ka zhvilluar seanca stërvitore me ngarkesë maksimale dhe tashmë në dy stërvitjet e fundit që kanë mbetur edhe vetë portieri është gati ta nbyllë në mënyrën më të mirë këtë javë anti-Tirana.

A do të arrijë Marko Alia ta mbyllë vërtet portën? Kjo mbetet për t’u parë. E diela nuk ëhstë e largët, por është në prag. Tirana-Skënderbeu është nga ato ndeshje ku emocionet pritet të jenë të mëdha.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Dean Liço kthehet në protagonist në Turqi/ Igdir FK njofton ndeshjen me profilin e korçarit

Edhe pse ka vetëm 6-të ndeshje me Igdir FK në Turqi, Dean Liço është kthyer në një idhull për klubin turk të kategorisë së parë.

Deani ka luajtur në formacion në çdo ndeshje deri tani dhe ka qenë ndër më të mirët, por pas startit fantastit në katër ndeshjet e para do të vinin dy humbje radhazi që kanë tronditur disi skuadrën.

Nesër është dita e së vërtetës dhe e ktehsës sipas klubit turk Igdir, që në kategorinë e parë do të luajë ndeshjen e vetme të javës së 7-të. Igdir FK – Erzurumspor është përballja e vetme e mbrëmjes së nesërme që do të startojë në orën 19:00.

Advertisement

Për Igdir FK alternativa e vetme nesër është fitorja për të mos ju ndarë vendeve të kreut të tabelës së klasifikimit, pasi kujtojmë që vetëm dy vendet e para në renditje ngjiten direkt në superligën turke. Igdir FK klubi i Liços ndodhet në kuotën e 10 pikëve dhe nëse fiton mbrëmjen e nesërme barazon kreun e tabelës së klasifikimit, prandaj kjo ndeshje është shumë e rëndësishme.

Ditën e sotme klubi turk ka njoftuar ndeshjen e së premtes me foton e Dean Liços duke e bërë protagonist kudo.

Forca Dean!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ja sa kushton të ndjekësh takimin Tirana-Skënderbeu

Ditën e diel luhet përballja Tirana- Skënderbeu, një takim në kryeqytet tek “Air Albania”. Nga sa mësohet çmimet e biletave nuk janë fort të lira, çka do të thotë se ka bileta që fillojnë nga 400 lekë dhe më e shtrenjta 3000 lekë, kjo sipas zonave dhe sektorëve.

Kushdo që është i interesuar mund të marrë një informacion tek fotoja që ne ju sjellim.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Lajmi i fundit nga sporti: Shqipëria dhe Serbia do të …

Një lajm shumë i mirë mbërrin nga futbolli. Bëhet fjalë për organizimin e kampionatit

Europian për U-21. Kështu është vendosur se ky aktivitet madhor për futbollin do të zhvillohet

në Shqipëri dhe në Serbi në vitin 2027.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …

Si rezultat i gabimeve individuale në mbrojtje korçarëve ju janë mohuar edhe pikët, kjo e pranuar si nga stafi ashtu edhe nga specialistët. Gvozdenoviç ka bërë ndryshime duke i besuar vendin e titullarit pikërisht Luko Vaskez.

Por mundësitë janë gjithnjë në rritje pasi së fundi ka mbërritur edhe Randi Dumfor. Por atje ka gjetur edhe Dokën, Zenullarin, Shaqen, Ramosin për të shtuar edhe Vangjelin, Prençin dhe Gercon. Pra shikoni sa shumë mbrojtësa a do të jenë në gjendje që katër prej tyre të bëjnë diferencë.

Në fakt, Prençi është i pagubueshmi deri tani dhe bën përjashtim por me rritjen e konkurencës dhe aritjen e formës nga të afruarit besohet se shumë shpejt, ky repart do të bëhet i pagabueshmi dhe shpresohet që këtë fundjavë të duket qartë ndryshimi.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News