Connect with us

Kategoria 1

POGRADECI/ Sot provë e vështirë në transfertën e Burrelit!

Sot starton java e 4-t e kategorisë së parë me tre sfidat e para të kësaj kategorie. 3 ndeshjet që do të luhen sot i përkasin orës 16:00, ndërkohë që në Fier, Apolonia vendase do të presë Lushnjën, Erzeni pret Korabin dhe ndeshja e fundit e ditës do të jetë ajo e Burrelit ku vendasit do të presin Pogradecin.

Sigurisht që vëmendja do të jetë në Burrel atje ku luajnë liqenorët, një ndeshje delikate dhe që vjen në një moment jo fort të mirë për pogradecarët.

Pas fitores në javën e parë Pogradeci pësoi dy humbje radhazi në Lushnjë dhe një javë më parë në shtëpi ndaj Besës. Dy disfata që e mbajnë Pogradecin në kuotën e 3 pikëve dhe sot liqenorët do të kërkojnë të mos dalin pa gjë nga Burreli.

Nga ana tjetër vendasit kanë 1 fitore dhe 2 barazime dhe nuk njohin humbje në tre javët e para.

Advertisement

Trajneri Samuel Nikaj dhe stafi i tij e kanë përgatitur këtë transfertë në mënyrë që Pogradeci të dalë me pikë edhe pse shkalla e vështirësisë është e lartë.

Sot në orën 16:00 të gjithë tifozët pogradecarë janë sy e veshë në Burrel. Pogradeci sot duhet të fillojë kthesën e pikëve në këtë kategori të parë, që vërtet nuk qënka fort e lehtë. Suksese Pogradeci!           

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Kategoria 1

DISIPLINA dënon Lipon e Pogradecit/ Kartonii kuq i kushtoi shtrenjtë

Komisioni i Disiplinës në vendimet e ditës së sotme ka zbardhur disa dënime, ndërkohë që për ndeshjen Burresi-Pogradeci 2-1, kujtojmë që zyrtari Afrim Lipo në stol u dënua me kartonin e kuq në pjesën e dytë.

Për atë që ndodhi Disiplina e dënon Lipon me 4 ndeshje pezullim

Ja vendim i sotëm i Komisionit të Disiplinës:

-Zyrtari i FK Pogradeci, Anesti Lipo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË në 2 ditë këtë fundjavë/ Ja kur luhet Pogradeci-Erzeni dhe të tjerat!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të dielë.

4 ndeshje do të luhet më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Pra për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, atje ku në Pogradec presin vetëm fitoren.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

LAJMI I FUNDIT/ Samuel Nikaj takim me drejtuesit ja arsyeja…

Pas humbjes në Burrel liqenorët vërtet kanë qenë të shqetësuar për atë që sipas tyre ndikoi gjykimi, dhe jo vetëm sipas tyre pasi dukej qartë se çfarë ndodhi.

Madje edhe vetë trajneri Samuel Nikaj ka qenë maksimalisht i shqetësuar, duke akuzuar gjykimin e njëanshëm që i ka shpënë tek kjo humbje. Në këto kushte nga sa është mësuar nga burime më se të sigurta, ditën e sotme trajneri do të ketë një takim me Aministratorin e Klubit Nesti Binishi dhe drejtuesit e presidencës liqenorE.

Ka shumë mundësi të dikutohet për të ardhmen dhe atë çka ka ndodhur, por edhe masat që duhet të merren për të reguar deri në sektorin e garave dhe kolegjumi i gjyqtarëve. Gjithsesi me interes pritet se çfarë Samuel Nikaj do të parashtrojë para drejtuesve.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Reagon i indinjuar Nesti Binishi: Nuk ka më kuptim të luash në këtë formë si në Burrel

Liqenorët kanë kontestimet e tyre mbi atë humbje që më shumë ua shkaktuan gjyqtarët, se sa e morën në fushën e lojës. Një takim që duket se s’do të kishte mbyllje në qoftë se Burreli nuk do të shënonte. Kjo realisht u pa gjatë gjithë lojës dhe vërtet liqenorët e kanë ndier peshën e një ngarkese në dëm të tyre.

Pas ndeshjes, i kontaktuar nga “Korça Boom”, është Administartori i Klubit liqenor Nesti Binishi i cili ka deklaruar: “Nuk ka më kuptim të luash në këtë formë. Kemi kërkuar të ballafaqohemi me vlera në fushë, por ja që nuk të lënë këto gjykime. Të shumta janë rastet që vërtet i kalojnë kufijtë e arsyes, por kjo nuk të lejon të tallesh me investimet kolosale që janë bërë në këtë ekip.

Ne jemi një ekip që gjithçka e kemi mbështetur tek puna dhe tek puna do të qëndrojmë, por kështu jo, nuk vazhdohet më në këto forma. I kuptojmë edhe gabimet njerëzore, por si ta kuptojmë faktin se loja dukej se s’kishte fund. Janë dhënë pesë minuta shtesë mëse normale, por të vazhdojë për 11 minuta kjo shtesë, këtë kush e shpjegon.

Edhe në golin e dytë që ne pësuam, gjyqtari ka dhënë faulle të paqëna derisa t’i shpinte kundërshtarët në zonën tonë. Po të ishte një rast në këto javë, do ta kishim më të lehtë ta kalonim, por duke parë se këto gjykime na kanë shoqëruar gjatë këtyre javëve na bën të mendojmë se ndodhemi para një situate shumë alarmante.

Advertisement

Kjo jo vetëm për ne, por për të gjithë futbollin. Në duam të bëjmë ivestime në futboll, por kush jep lek dhe zhgënjehet kështu, si do të veprojë më tej?!

Prandaj unë mendoj, falë edhe përvojës dhe një jete pranë sportit, që kjo situatë kudo ku ndodh duhet të eleminohet dhe të mos e shohim. Me çfarë të drejte morale mund t’ju kërkosh futbollistëve lojë kur e dimë se çfarë ndikimi kanë këto veprime mbi këta futbollistë.

Pra, ndodhemi para një situate që kërkon zgjidhje. Ne jemi ndëshkuar në këtë ndeshje me pa të drejtë dhe ata gjyqtarë që paguhen nga lekët tona, janë për të mbajtur një drejtësi në fushë dhe jo të vendosin faktet e pikëve.”

 Kjo është situatë që ka lënë një shije të keqe tek liqenorët dhe kushdo që e ka ndjekur këtë ndeshje u jep plotësisht të drejtë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

MËKAT/ Pogradeci mposht 2-1 në Burrel në minutën e 100-të

Pogradeci ka marrë humbjen ndoshta më të keqardhur deri tani në pesë javë të luajtura, kjo për atë se ka humbur 2-1 në Burrel vetëm në minutat e fundit të ndeshjes më konkretisht në minutën e 100-t.

Një humbje dramatike për Pogradecin, teksa kujtojmë që pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0. Në pjesën e dytë Lipo në minutën e 73-të trajneri i portierëve do të linte pankinën pas kartonit të kuq.

Minutat e 88-të dhe në vazhdim ishin dramatike, pasi në këtë minutë Ferruku për vendasit do të shënonte golin e avantazhit. U duk se kjo ndeshje do të mbyllej me këtë rezultat, por në të 97-ën minutë është Panadiç për pogradecarët që shënon golin e barazimit dhe shpërrthen festa.

Kur pritej vërshëllima e fundit në të 100-ën minutë është Burreli që shënon golin e fitore me anë të Xhakaj dhe bën që Pogradeci të dalë kokëulur nga kjo transfertë. Ka qenë portieri i Pogradecit ai që bëri gafën në këtë minutë të 10-të të shtesës, duke u’a dhuruar vetë golin burrelasve.

Advertisement

Në dy ndeshjet e tjera Apolonia ka humbur në shtëpi përballë Lushnjës 0-1 dhe Erzeni ka humbur me Korabin 0-2.

Pogradecarët me këtë humbje kanë mbetur në kuotën e 3 pikëve në tabelën e klasifikimit.

REZULTATET E DITËS SË SOTME

APOLONIA-LUSHNJA 0-1
Shënues: 15′ Hida

BURRELI-POGRADECI 1-1
Shënues: Ferruku 88’, Xhakaj 100’ / Panadiç 97’

Advertisement

ERZENI-KORABI 0-2
Shënues: Peralta Romero 14’, Andoni 22’

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Liqenorët drejt Burrelit për pikë, trajneri Ditmar Bicaj jep mesazhin…

Pogradecarët kanë një transfertë të vështirë, pasi do të luajnë në Burrel kundër një ekipi që ka bërë shumë mirë në këto javët e para. Liqenorët natyrisht që do të jenë kërkues për pikë.

Është trajneri i Burrelit, ish-futbollisti i korçarëve Ditmar Bicaj i cili jep një mesazh në distancë, kur ka deklaruar se: “Vërtet trajneri Samuel Nikaj pretendon se e njeh lojën e matjanëve, por unë them se kemi ndryshuar edhe në mentalitet.”

Ndërkohë që Bicaj tregon edhe atë që kërkon nga të tijtë: “Dua një lojë të shpejtë, të fortë, me plot grintë dhe duhet të shënojmë sa më shpejt për të qenë më të lirshëm në lojën tonë.”

Bicaj ka dhe një apel për tifozët: “Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë dhe nuk do t’i zhgënjejmë.”

Advertisement

Të dy ekipe luajnë për pikë, por matjanët duan të marrin një fitore në fushën e tyre, atë fushë që e cilësojnë mjaft të vështirë për çdo kundërshtar.

REDAKTUAR nga:

 “KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Samuel Nikaj bën analizën e humbjes, ja faktorët sipas teknikut…

Pogradeci ka humbur në fushën e vet përballlë Besës. Sipas Samuel Nikajt, trajnerit të liqenorëve, në një deklaratë të tijën për ndeshjen citohet: “Nisi si një malore e madhe për ne, kjo pasi jemi ndëshkuar me penallti që në minutat e para. Më pas ne kishim mundësi të madha për të barazuar kur kemi goditur edhe traversën, por nuk kemi shënuar.”

Por momenti më i keq duket se është pas golit të dytë dhe Nikaj shpreh keqardhje për këtë moment: “Loja jonë më e keqe gjatë kësaj ndeshjeje ishte pas golit të dytë që pësuam. Ky ishte çasti kur duhet të kishim ritur ritmin, por që nuk ndodhi. Besoj se ketu ka adhur rënia e madhe, ndoshta futbollistët janë prerë totalisht edhe psikologjikisht.”

Nikaj këtë herë ka diçka edhe për tifozët: “Në momentin që lojtarët duhet të kishin edhe një mbështetje më të fuqishme nga tifozët, ka ndodhur e kundërta. I vetëm unë nga pankina nuk kisha çfarë të beja, duhet të ishim më të motivuar.”

Pogradecarët do të shikojnë tani ndeshjen e radhës dhe është një ndeshje transferte atje ku detyrimisht iu duhen pikët. Nikaj beson dhe shpreson se mund të marrin edhe tre pikë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Kategoria e Parë/ Zbardhet kalendari i kampionatit nga java e 3-të e deri në javën e 7-të. Ja kur luan Pogradeci…

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve të kampionatit Kategoria e Parë, nga java e 3-të e deri në javën e 7-të.

Më poshtë kalendari i plotë i javëve të ardhshme deri në pauzën e radhës të ndeshjeve të Kombëtareve.

Kategoria e Parë, Java 3

Kukësi – Apolonia                           11.09.2024                             16:00

Advertisement

Valbona – Erzeni                             11.09.2024                             16:00

Korabi – Burreli                              11.09.2024                              16:00

Pogradeci – Besa                             11.09.2024                              16:00

Kastrioti – Lushnja                          11.09.2024                              16:00

Flamurtari – AF Vora                       12.09.2024                             16:00

Advertisement

Kategoria e Parë, Java 4

Burreli – Pogradeci                       15.09.2024                               16:00

Erzeni – Korabi                              15.09.2024                               16:00

Apolonia – Lushnja                       15.09.2024                               16:00

Advertisement

Besa – Kastrioti                              16.09.2024                               16:00

AF Vora – Valbona                         16.09.2024                              16:00

Kukësi – Flamurtari                       17.09.2024                              16:00

Kategoria e Parë, Java 5

Advertisement

Korabi – AF Vora                              21.09.2024                            16:00

Pogradeci – Erzeni                          21.09.2024                            16:00

Kastrioti – Burreli                           21.09.2024                             16:00

Lushnja – Besa                                 21.09.2024                            16:00

Flamurtari – Apolonia                    22.09.2024                            16:00

Advertisement

Valbona – Kukësi                             22.09.2024                            16:00

Kategoria e Parë, Java 6

AF Vora – Pogradeci                         28.09.2024                            16:00

Kukësi – Korabi                                 28.09.2024                            16:00

Advertisement

Flamurtari – Valbona                       28.09.2024                             16:00

Burreli – Lushnja                              28.09.2024                              16:00

Apolonia – Besa                                 28.09.2024                              16:00

Erzeni – Kastrioti                              29.09.2024                               16:00

Advertisement

Kategoria e Parë, Java 7

Valbona – Apolonia                         05.10.2024                                  14:00

Korabi – Flamurtari                        05.10.2024                                  14:00

Pogradeci – Kukësi                          05.10.2024                                  14:00

Lushnja – Erzeni                              05.10.2024                                  14:00

Advertisement

Besa – Burreli                                    05.10.2024                                  14:00

Kastrioti – AF Vora                          06.10.2024                                   14:00

Continue Reading

Kategoria 1

Java e 3-të e Kategorisë së Parë/ Pogradeci pret Besën në shtëpi!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja këtë fundjavë është pushim, teksa është zbuluar se kur do të luhet java e 3-të. Kjo javë është e ndarë në dy ditë dhe takime mjaft interesante janë në program.

Kështu ditën e mërkurë më 11 shtator do të luhen 5 ndeshje dhe të gjitha në orën 16:00. Kukësi do të presë Apoloninë, ndërsa Valbona pret Erzenin. Burreli luan në transfertë me Korabin, teksa Pogradeci pret Besën dhe Lushnja do të sfidojë në transfertë Kastriotin.

Ndërkohë ditën e enjte do të luhet sfida e fundit e kësaj jave. Kështu në orën 16:00 do të përballen mes tyre Flamurtari dhe Vora. Një duel pretendentësh mes dy ekipeve që këtë sezon synojnë ngjitjen në Superiore.

NDESHJET JAVA E 3

Advertisement

11 shtator (E Mërkurë)

Kukësi – Apolonia / 16:00

Valbona – Erzeni/ 16:00

Korabi – Burreli/ 16:00

Pogradeci – Besa/ 16:00

Advertisement

Kastrioti – Lushnja/ 16:00

Më 12 shtator (E Enjte)

Flamurtari – Vora/ 16:00

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Kategoria e parë/ Renditja e Pogradecit pas dy javëve të luajtuara

Janë zhvilluar edhe dy javët e para të kategorisë së parë. Pogradeci është ekipi që rikthehet tek vendi që i takon dhe duket se këtë sezon do të jetë mes ekipeve më të mira dhe pse jo edhe pretendente.

Gjithsesi ky objektiv është thënë disa herë dhe nga ana tjetër edhe trajneri Samuel Nikaj nuk e ka mohuar. Duket se gara do të jetë e fortë dhe natyrisht është shumë e vështirë në këto momente të përcaktosh se cilat ekipe do të jenë edhe pretendentët.

Gjithsesi liqenorët e kanë nisur me këmbën e mbarë, kur kanë marrë një fitore ndaj Kastriotit. Ndërkohë që në ndeshjen e dytë janë mundur minimalisht në Lushnjë dhe me tri pikë ndodhen në vendin e gjashtë.

Me tri pikë dhe janë tre ekipe të tjera në këtë kuotë. Pikët e plota deri tani i kanë Besa dhe Vora.

Advertisement

Continue Reading

Flash News