Polici
Polica arrestohen 2 persona nga gjenomadhi dhe 1 nga denasi
DVP KorçëFinalizohet pas 2 muajsh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Denasi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje, si dhe asgjësohen fidanë kanabisi që u gjetën të kultivuar afër një banese.Vihen në pranga 3 shtetasit që posedonin kanabisin, në banesat e tyre.Njëri prej tyre dyshohet se kishte kultivuar edhe fidanë kanabisi, në afërsi të banesës, ndërsa tjetri posedonte 2 armët e gjahut dhe 2 tytat e çifteve.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktiviteteve kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Denasi”.Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:-D. L., 24 vjeç; K. Z., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Gjonomadh, Korçë dhe L. Q., 38 vjeç, banues në fshatin Denas, Korçë.Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, shërbimet policore kanë ushtruar kontroll në banesat e tyre, në fshatrat Gjonomadh dhe Denas. Gjatë kontrolleve në të trija banesat, u gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit D. L., u gjetën të kultivuar fidanë kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. Z., u gjetën 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje.Lënda narkotike dhe armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa fidanët narkotikë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!