Polici
Policia 30 vjeçarit i gjejnë kanabis në lagjen 10 në korçë e bëjnë për spital 57 vjeçarin
DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “Marigo Pozio”, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur një automjet tjetër dhe si pasojë ka shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi O. L. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 30 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën disa fara të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular.-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në fshatin Vloçisht, u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe municion luftarak. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. A., 27 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në Libonik, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se ia kishte blerë 20-vjeçarit A. M. Sasitë e lëndëve narkotike dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. C., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr. 10, Korçë, ka goditur me grushte dhe shkelma një 57-vjeçar, i cili ndodhet në spital. Vijon puna për kapjen e shtetasit J. C.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas 13 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur 13 vjeç dhe 9 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se janë autorë të zjarrvënies në një sipërfaqe toke me barishte të thata, në kodrat e fshatit Vloçisht.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!