Connect with us

Lajm Flash

POLICIA/ 44-vjeçari maniak shpërndan fotot e grave në rrjete sociale, arrestohet. Në lagjen 7 në Korçë vjedh steka cigaresh dhe para

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin E. T., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në lagjen nr. 6, Korçë.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2024, në lagjen nr. 7 Korçë, ka vjedhur disa steka me cigare dhe një shumë parash.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin R. K., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka shpërndarë të dhëna dhe foto të disa shtetasve, në rrjetet sociale.

Advertisement

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

– Sh. A., 64 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap duke vendosur disa çadra për zhvillim aktiviteti tregtar, pa lejen përkatëse;

– M. B., 40 vjeç, banues në Fshat-Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë një shtetas të mitur.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit O. K., 47 vjeç, banues në Korçë dhe Ç. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, automjetet që drejtonin janë përplasur dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë 5 shtetas, pasagjerë nga të dyja automjetet.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Lajm Flash

Kuriozitet/ Cili është alfabeti më i gjatë dhe më i shkurtër në botë

Shumë alfabete në botë kanë historitë e veta, por ajo që të bën përshtypje është fakti se shpesh dëgjojmë për gjuhë të vështira për t’i mësuar dhe të lehta.

Kjo varet edhe nga shkronjat që kanë në alfabetin e tyre. Alfabeti më i gjatë në botë është ai kinez që numëron 72 shkronja dhe gjithsej 105 simbole.

Alfabeti më i shkurtër në botë është ai kamboxhian që ka vetëm 7 shkronja, pra ekstremet e alfabeteve duken qartë që kanë diferenca të mëdha në shkronja dhe simbole.

Advertisement
Continue Reading

Lajm Flash

Skandal në Sheqeras: I moshuari akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze 9-vjeçare

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare.

Continue Reading

Aktualitet

Lajm i trishtë: Ndahet nga jeta kampioni dhe rekordmeni Kostika Fani

Një lajm i trishtë, është mësuar, çka ka tronditur opinionin jo vetëm sportiv. Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare Kostika Fani, kampioni dhe rekordmeni i vrapimeve të mesme. Kostika ka arritur të veshë fanelën e Partizanit gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak dhe më pas vjen në Korçë ku vesh fanelën e Skënderbeut.

Kostika Fani ka dalë disa herë kampion në vrapimin 800m dhe 1500m si dhe kampion në stafetën 4x400m. Kostika mban rekordet e të rinjve në distancën 800m.

Ai është dalluar për një korrektësi sportive dhe mjaft qytetare, por duket se zemra këtë herë e ka tradhëtuar për tu larguar nga familja, miqtë dhe shokët e vet që e kanë respektuar dhe i ka respektuar. Ka ikur kështu edhe një tjetër figurë sportive e atletikës korçare.

“Korça Boom” i shpreh ngushëllimet familjes dhe të dashurve të tij.

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Bulgarec/ Shtohet edhe një festë, është festa e “Verës”

Në shumicën e fshatrave të Korçës ka tradita të veçanta dhe festa që kanë marrë edhe emrin e tyre.

Kështu pas Boboshticës, Polenës, Dardhës, Panaritit, Treskës etj, është tashmë edhe fashati Bulgarec, në listën e fshatrave që kanë një festë të tyren dhe ka marrë emrin festa e “Verës”.

Edhe pse është viti i parë pretendohet që të jetë një festë, që të kthehet në traditë dhe të organizohet vit për vit. Kanë qenë shumë banorë të këtij fshati që kanë mbushur sheshin, duke treguar një kulturë në këtë drejtim.

Advertisement
Continue Reading

Lajm Flash

Të pathënat e acarimit të miqësores në Korçë

Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Tiranës ka prodhuar edhe momente tensioni. Keni mundur të shikoni në fushë edhe acarimet e dukshme mes futbollistëve por ajo që është mësuar më vonë lidhet me shkaqet e atij momenti por jo vetëm.

Në fakt Mici dhe Rabiu janë përfshirë dukshëm, por në fushë ka pasur edhe disa momente të tjera, por që nuk kanë agravuar deri në atë shkallë. Kështu ka qenë Mici që gjatë gjithë pjesës së parë ka pasur momente fërkimi me Bismark.

Nga sa është mësuar Mici si një mbrojtës ka kërkuar ta acarojë dhe nxjerë jashtë loje Bismarkun, por ka qënë Mici që pas ndeshjes ka thënë se sulmuesi i Skënderbeut ishte shumë profesionist dhe nuk binte në grackën e acarimit të mbrojtjes.

Kjo tregon se sa e goditur ka qënë për korçarët pikërisht ardhja e një sulmuesi të tillë që do të jetë pika referuese e korçarëve në majë të sulmit.

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Shtrohet një tjetër rrugë me kalldrëm në Korçë. Po punohet në Rrugën “Sofokli Maliqari”, Lagjja 3

Shtrohet një tjetër rrugë me kalldrëm në Korçë. Po punohet në Rrugën “Sofokli Maliqari”,

Lagjja 3.

Ruajmë traditën dhe tregojmë kujdes të veçantë në mirëmbajtjen e rrugicave me kalldrëm

sepse ato janë një vlerë e çmuar në lagjet historike të Korçës.

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Sa tifozë ka Skënderbeu në miqësore nuk kanë të tjerët në sezon

Miqësorja e korçarëve me Tiranën ka sjellë në stadium një numër shumë të madh tifozësh. Mund të ishin afërsisht mbi 1000 të tillë dhe nuk e teprojmë aspak me shifrën. Kjo është vërtetuar edhe gjatë kampionatit për numrin e madh.

Po të shohësh gjatë zhvillimit të kampionatit në stadiumet e tjera nuk ka kaq tifozë në ndeshje zyrtare të kampionatit dhe ky është një realitet në futbollin shqiptar.

Dhe për këtë arsye Korça dhe futbolli kanë një dimesion tjetër, çka do të tregojë se ky qytet është i kulturës, artit dhe sportit, vlera që realisht i kanë pak qytete dhe Korça krenohet për këtë

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Tradita e “Ujqërve të Dëborës” vazhdon

Jemi mësuar që në çdo ndeshje të shohim pikërisht ultrasit e Skënderbeut, ata që i kemi pagëzuar si “Ujqërit e Dëborës”. Janë të moshave të ndryshme por bie në sy se janë të rinj. Por në ndeshjen miqësore kundër Tiranës mbrëmë, pamë diçka tjetër të veçantë që na tërhoqi vëmendjen.

Ishte një grup prej më shumë se 100 tifozësh të vegjël të moshës 15-të vjeçare dhe kanë qenë gjatë gjithë ndeshjes mbështetës për ekipin. Duket se janë ata, që nesër do të mbajnë mbi supe këtë emër por jo vetëm, pasi do të mbështesin ekipin e tyre gjatë gjithë lojës.

Një traditë e bukur që ka nisur por duket se do të vazhdojë gjatë, falë këtyre fëmijve të apsionuar pas futbollit.

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Prokuroria nis hetimet dhe dërgon në gjyq Tiranën dhe Refik Halilin!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ sha dhe administratorin e tij, shtetasin R.H., për Veprën Penale ‘Fshehje të të ardhurave’.

Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.1755, të vitit 2017, rezultoi se për vitet 2014, 2015, 2016, ‘Futboll Klub Tirana’ ka pasur të federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 29 lojtarë për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe 26 lojtarë për sezonin 2015-2016. Por në këto dy vite asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF për “Klubi i Futbollit Tirana” nuk u deklaruan në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të subjektit.

Nga analizimi i të dhënave prokuroria doli në konkluzion se subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a dhe administratori i kësaj shoqërie, shtetasi R.H., gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre kanë fshehur të ardhurat në vlerën totale prej 51.975.745 lekësh, duke bërë të mundur shmangien e Tatimit mbi Fitimin dhe Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi R.H., ka konsumuar veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3 i Kodit Penal duke mos kryer deklarimet dhe duke bërë deklarime të pavërteta apo informacione joreale në organet tatimore, vlerësimi i të cilave çon në përllogaritje të pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit dhe për këtë arsye rezulton se ky subjekt të ketë fshehur tatimin e TVSH që ka arkëtuar nga dhe të tatim fitimit përkatës që duhet të deklaronte dhe mbi të cilin do të llogaritej tatimi mbi fitimin.

Advertisement

Ndërsa subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a ka konsumuar gjatë aktivitetit të tij elementë të veprës penale ‘Fshehje e të Ardhurave’ të parashikuar nga Neni 180/3 i Kodit Penal, ku vlera e fshehjes reale pa penalitete është 51.975.745 lekë.

Continue Reading

Lajm Flash

36 urdhër-arreste nga SPAK/ Shumë pak të arrestuar. Ja lista e të shumë-kërkuarve!

Janë zbardhur emrat e e personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste. 

Raportohen se nga operacioni i SPAK-ut janë lëshuar urdhërarreste për:

Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami, Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja.

Po ashtu raportohet se masë sigurie është lëshuar edhe për dy oficerë policie.

Advertisement

Urdhërarrest është lëshuar edhe për të shumëkërkuarin Talo Çela.

Talo Çela i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Më herët u raportua se po në kuadër të këtij megaoperacioni eshte leshuar arrest shtepie per ish gjytetaren Pajtime Fetahu dhe zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Advertisement

Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste.

Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Advertisement
Continue Reading

Flash News