Polici
Policia arrestohet 36 vjeçari që shiste drogë në dy shkollat profesionale në radenec lexoni
Korçë / Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”.Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave dhe në zona të tjera në qytet.Posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak, në pikën e grumbullimit të skrapit që kishte në përdorim të tij, vihet në pranga 36-vjeçari.Sekuestrohen mbi 2.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës dhe posedonte sende të kundërligjshme, organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 36 vjeç, banues në Korçë.Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 17, Korçë, në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim, ku gjetën një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një tjetër sasi municioni luftarak, e cila u sekuestrua, së bashku me provat e tjera materiale.Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në afërsi të dy shkollave të mesme, në lagjen nr. 17, Korçë.Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!