Polici
Policia arrestohet 36 vjeçari transportonte emigrantë të paligjshëm në aksin maliq gramsh
Korçë/Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi 2”.Vihet në pranga një 36-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit.Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.Sekuestrohen automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, gjatë kohës që transportonte me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në momentin që ka konstatuar punonjësit e Policisë, shtetasi A. B. ka tentuar t’i largojë emigrantët, nga automjeti, por është kapur dhe ndaluar bashkë me ta.Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H., 41 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!