Polici
Policia e fundit procedon inspektorin e pyjeve që bashkë me 3 shtetas abuzuan me pyjet
Pogradec/Goditen 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve.Procedohen penalisht 3 shtetas, të cilët u kapën me sasi dru zjarri të prerë në mënyrë të paligjshme.Procedohet gjithashtu edhe 1 inspektor pyjesh, pasi dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos e raportuar paligjshmërinë e konstatuar.Sekuestrohen 120 m3 lëndë drusore, 38 trupa të llojit ah, pa dokumentacionin përkatës dhe 1 kamionçinë që shërbente për transport.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë kontrolleve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve, raste për të cilat janë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-D. H., 37 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në fshatin Stropckë, Pogradec, u kapën me automjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. H., duke transportuar 10 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës;-A. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Stropkë dhe Xh. A., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek rezervuari në fshatin Stropckë, Pogradec, 35-vjeçarit iu gjetën 110 m3 dru zjarri dhe 38 trupa të llojit ah pa dokumentacionin përkatës, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Xh. A., me detyrë inspektor pyjesh në këtë zonë, nuk ka konstatuar dhe informuar strukturat përkatëse, për lëndën drusore të gjetur që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.Sasitë e druve dhe një automjet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
Ngjarje
POLICIA/ Babai 71 vjeçar në fshatin Vashtmi denoncon në polici të humbur djalin me probleme të shëndetit mendor
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!