Polici
Policia në pranga 4 persona 25 vjeçari mbante muncione në shtëpi 45 vjeçari dhunon xhaxhain
DVP Korçë / Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë vunë në pranga shtetasin M. K., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, fishekë luftarak, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi të vogël përzierje lëndësh narkotike (prekrusor) dhe një portofol me stemën e Policisë. 25-vjeçari gjithashtu ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, për të mos i kryer kontrollin fizik.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 49 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit I. P., 23 vjeç dhe L. P., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Turan, Korçë, pasi dje, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, shtetasi I. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka shkaktuar dëme materiale. Ndërkaq, shtetasi L. P. ka përkrahur 23-vjeçarin dhe ka deklaruar se ka qenë ai drejtuesi i automjetit që u përfshi në këtë aksident rrugor.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një 30-vjeçar. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. S.—Më datë 19.08.2023, në fshatin Arëz, Devoll, dyshohet se për shkak të një shkarkese elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe pyjore. Vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Polici
POLICIA/ Arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica. Në Bilisht gjejnë cannabis në makinë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestime të shumta në Korçë. Flet policia…
Polici
POLICIA/ Arresohet infermieri për veprën penale “Ngacmim seksual”
Polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata e Apelit Tiranë lë në burg autorin Denis Meçin
Ngjarje
POLICIA/ Procedim penal për mashtruesin 29-vjeçar në Korçë. Mashtroi një shtetase!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 36-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 10 ditë burg!
Ngjarje
POLICIA/ Përndjek të dashurën-Lloto të paligjshme-Dhunë ndaj nënës-Arrestime/ Ja komunikata e plotë e policisë…
Ngjarje
Aksident qysh në orët e para të mëngjesit në Korçë!
Ngjarje
Aksidenti në “Ravonik-Qatrom”/ Ndërron jetë 60 vjeçari Bujar Rika!
Ngjarje
Aksidenti në mesditë në lagjen 7 në Korçë/ 70-vjeçari përfundoi në spital
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!