AKSIDENT këtë pasdite pranë Zvirinës, makina përplas motorin!
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Këtë pasdite në afërsi të fshatit Zvirinë, pra në aksin Korçë-Pogradec ka ndodhur një aksident që për pak sa nuk përfundoi fatal. Ka qenë një mjet që ka përplasur një motor që ka përfunduar në anën tjetër.
Drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës dhe mësohet se ka marrë plagë, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe është duke zbardhur dinamikën, por fatkeqësisht ky aksident mund të kishte përfunduar më keq se kaq.
“KORÇA BOOM”
