top of page

ALUMNI te Universiteti “FAN S. NOLI” sot rikthehen në universitet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 16
  • 1 min read

ALUMNI TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” SOT RIKTHEHEN NË UNIVERSITET SI DY PROFESIONISTË, TË CILËT E KANË GJETUR VETEN SHPEJT DHE SUKSESSHËM NË TREGUN E PUNËS

Aldo Ceko, ish-student i programit të studimit “Financë-Kontabilitet”, sot Co-founder Money Minds dhe Fabian Sinani, ish-student i programit të studimit “Gjuhë Angleze”, sot Co-Founder of Anodos, zhvilluan një leksion të hapur me studentët e programit “Financë-Kontabilitet”, Fakulteti i Ekonomisë - UNIKO.



Tregu FOREX dhe Cryptocurrency (kriptomonedhat) ishin tema e këtij leksioni që u zhvillua në kuadër të lëndës “Tregje dhe Institucione Financiare”. Pedagoget, dr. Sorina Koti dhe dr. Klaudeta Merollari falënderuan dy ish-studentët për bashkëpunimin, ndërsa vlerësuan qëllimin e këtij leksioni në lidhje me praktikimin e disa koncepteve teorike që studentët kanë marrë në këtë lëndë.


Gjatë leksionit studentët mësuan se si mund të tregtosh në FOREX, si të bësh analizën teknike përpara se të blesh apo shesësh në tregjet financiare, ndërsa një interes të veçantë ata treguan edhe për të rejat më të fundit mbi teknologjinë e blockchain.


“KORÇA BOOM”







bottom of page