top of page

ARSIMI: Ja kur pritet t’i marrin rrogat mësuesit e Korçës dhe Maliqit…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

Skandali i djeshëm që zbuloi portali “Korça Boom” pritet të zgjidhet deri ditën e nesërme.

Ky është lajmi më i fundit që vjen nga burimet pranë Drejtorive Arsimore. Në fakt, ka qenë portali ynë që bëri të ditur se rrogat e muajit qershor mbi 100 mësues të ZVA Korçë dhe qindra mësues në ZVA Maliq, nuk kishin mundur t’i merrnin deri ditën e djeshme dhe kjo do të vazhdojë edhe sot.

Të njëjta burime bëjnë me dije se gjithçka do të zgjidhet. Ditën e sotme pritet që Ministria e Financave të kalojë lekët në thesar dhe më pas thesari në bankë. Duhet një procedurë 24 orëshe deri sa të mbërrijë në numrat e llogarive të mësuesve.

Në këtë mënyrë, deri nesër mësuesit që nuk kishin marrë rrogën do të mundin ta kenë në dorë dhe ky është një lajm më shumë se i mirë.

Me pak fjalë, duhet të presim ditën e nesërme që të konfirmojmë lajmin përfundimtar pozitiv, që mësuesit i morrën rrogat.



bottom of page