top of page

Arsimi / Skandal në Pogradec me maturën shtetërore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 22, 2023
  • 1 min read

Merren mësues nga Korça për të administruar provimin e Matematikës


Ditën e martë në gjithë vendin është zhvilluar provimi i tretë i maturës shtetërore, ai i matematikës. Në qytetin e Pogradecit ky provim ka qenë një skandal i vërtetë. Themi këtë pasi janë përjashtuar të gjithë mësuesit që kanë administruar provimin, të gjithë mësues nga Pogradeci dhe janë thirrur urgjentisht mësues nga Korça për të monitoruar këtë proces.

Burime pranë “Korça Boom” bëjnë me dije se kjo ka ndodhur pasi në provimin paraardhës jo vetëm që ka dalë teza e provimit përpara fillimit të tij, por më shumë se kaq mësues të ndryshëm kanë kërkuar ryshfet nga nxënësit për të zgjidhur tezën.

Një ngjarje kjo vërtet e rëndë për arsimin pogradecar dhe duke parë këtë DRAP Korça ka lajmëruar urgjentisht në orët e vona të së hënës mësues nga Korça për të udhëtuar drejt Pogradecit dhe për drejtuar maturën shtetërore për provimin e matematikës.

Për këtë ngjarje pritet që DRAP Korçë të marrë masa të rënda për shkaktarët e katrahurës që ndodhi me maturën shtetërore në Pogradec, ku pritet të këtë edhe pezullime, apo shkarkime nga detyra e mësuesit.

Mësuesit e Korçës u desh që ditën e martë të udhëtonin kilometra të tëra për të marrë në dorë fatet e arsimit në Pogradec dhe skandal më të madh se ky nuk ka….

Turp, vërtet turp…!


bottom of page