top of page

Autobusi i ekipit të Skënderbeut u aksidentua, reagon edhe klubi i Tiranës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Ditën e sotme, autobusi i Skënderbeut i ekipit të volejbollit të vajzave ka pësuar një aksident në Qafë Thanë. Kjo ka ndodhur kur ekipi korçar po udhëtonte për t’u përballur me ekipin e Tiranës ditën e sotme.


Si pasojë e këtij aksidenti, takimi është shtyrë për një afat të pacaktuar. Për ndodhinë e sotme të ekipit të Skënderbeut, ka reaguar dhe Klubi Shumësportësh i Tiranës në faqen zyrtare.


KOMUNIKIM ZYRTAR


Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd, automjeti që transportonte ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut të Korçës, i nisur drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të Superligës në Pallatin e Sportit në Farkë (ora 17:00), u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër.


Si pasojë, pjesëtarët e ekipit kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa dy lojtare janë dërguar në spitalin e qytetit të Prrenjasit për një trajtim më të specializuar. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.


Në vijim, do të njoftoheni për datën dhe orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes së dytë finale.

Klubi Shumësportësh Tirana u uron shërim të shpejtë lojtareve dhe stafit të ekipit të Skënderbeut”, shkruan Klubi Shumësportësh Tirana.


“KORÇA BOOM”



bottom of page