Berisha nga Korça: Partitë e reja mos i votoni, lërini në vetminë e tyre!
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në Korçë që të mos votojnë për partitë të cilët i ftoi në koalicion, por nuk pranuan të bashkoheshin.
Ai tha se i ftoi për interesin qytetar, në mënyrë që vota e popullit opozitar mos të përçahej, por sipas tij ata nuk gjetën forcë të bashkoheshin me PD. Gjithashtu Berisha tha se ato parti "të kishin patur në karakter 1/10 e Ilir Vrenozit ishim mes tyre sot".
“U bëj thirrje të dashur qytetarë asnjë votë për ata të cilët i ftuam të jenë në koalicion me ne, në mënyrë që çdo votë shqiptare të vinte për fitoren e opozitës dhe kundër Edi Ramës dhe nuk gjetën forcë të vinin. I ftova vetëm në emër tuaj dhe për interes tuaj, se aspak doja ti ftoja.
Nuk doja që asnjë votë e popullit opozitar të ndahej. Nuk erdhën, dhe tani thonë; jo nuk jemi për rotacionin, ne jemi kundër sistemit. Heqin maskat. Nëse nuk je për rotacion, je për Edi Ramën.
Nëse je kundër sistemit, përsëri je për Edi Ramën. Atëherë qytetarë, i lini në vetminë e tyre. Të kishin patur në karakter 1/10 e Ilir Vrenozit ishim mes nesh sot. Nuk e patën", tha Berisha.
“KORÇA BOOM”
