Dashuria për këtë Skënderbe nuk ka kufi. Tani është radha juaj, futbollistë!
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Sot në Korçë luhen fatet e një sezoni të tërë, atje ku të gjithë duan të festojnë qëndrimin në Superligë. Kjo mund të ndodhë vetëm me një fitore ndaj Bylisit.
Tifozët e Skënderbeut janë tashmë gati dhe do të jenë në detyrë për të mbështetur ekipin. Tani është radha juaj, futbollistë! Është koha të thoni fjalën tuaj në fushë.
Ne po ju sjellim një foto të një tifozi korçar, ku nipi i tij i vogël kërkon të luajë para autobusit të Skënderbeut. Në këtë foto është shkruar poshtë: “Edhe pse i vogël, unë e dua Skënderbeun.”
Prandaj nuk e kemi thënë kot që këtë ekip e duan të mëdhenj e të vegjël. Sot është momenti, futbollistë, të tregoni sa shumë e doni këtë ekip dhe të nderoni këtë fanelë!
"KORÇA BOOM"
