top of page

Dhimitër Bello: Nuk kemi studentë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 25, 2023
  • 1 min read

Universiteti i Korçës bashkohet me atë të Tiranës

Për shkak të uljes gjithnjë e më tepër të numrit të studentëve, Senati i Universitetit të Korçës ka marrë vendimin për t’u shkrirë me Universitetin e Tiranës. Lajmin e ka dhënë në një konferencë për shtyp Dhimitër Bello, rektori i universitetit “Fan Noli”, i cili ka bërë të ditur se ky ka qenë një vendim unanim.

Pavarësisht bashkimit, Universiteti i Korçës do të ruajë logon e vet, ndërsa lidhur me vendimarrjen, disa përfaqësues të tij do të jenë pjesë e Senatit të Univeristetit të Tiranës.

Në universitetin e Korçës ka 4 fakultete dhe studiojnë 3000 studentë. Programet më të kërkuara janë ato të fakultetit ekonomik, infermieri – mami, dhe sportet.




bottom of page