E FUNDIT: Vjedhje në supermaketin Konad, Lagja 5. 20-vjeçari rrëmben lekët dhe ikën me vrap
- Korca Boom
- Aug 17, 2023
- 1 min read
Korçë / Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në lagjen nr. 5, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
