E RËNDË/ Aksident në Vreshtas, plagoset vajza 9-vjeçare
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në fshatin Vreshtas të Korçës.
Vizion Plus mëson se si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë, rreth 9-vjeçare
Sipas burimeve nga spitali, 9-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Me shtetasin F. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
