top of page

E TMERRSHME: Shikoni ku u vetëvar vajza 12-vjeçare / MËKAT, vuante mungesën e nënës…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 23, 2023
  • 1 min read

Kjo foto që shikoni më poshtë, është kasollja ku vajza 12-vjeçare u vetëvar ditën e djeshme në mesditë në Buzaishtë.

Vërtet e tmerrshme.

Ngjarja e rëndë që ndodhi dje në të martën e zezë, tronditi gjithë opinionin publik dhe më gjerë.

Ishte vetëm 12-vjeç, vajza nga Buzaishta e Pogradecit, e cila në orën 14:10 të ditës së djeshme e vetëvar në kasollen pranë shtëpisë së saj.

Ka qenë gjyshja që ka parë me sytë e saj këtë tmerr.

Burime pranë portalit tonë në familjen që ndodhi gjëma, bëjnë me dije se, vajza vinte nga një familje me prindër të divorcuar, jetonte me babain e saj, njerkën dhe dy fëmijët nga martesa e dytë e babait.

Vajza 12-vjeçare vetëm këtë behar ka takuar mamanë e saj pas 5 vitesh mungese dhe kjo ndoshta solli gjendjen e rëndë psikologjike që e çoi në këtë akt të tmerrshëm për një vajze kaq të vogël.

Në fakt, familja e vajzës nuk ishte aspak problematike dhe ishin të nderuar në fshatin Buzaishtë.

Babai i vajzës ka thënë se i kishte kërkuar së ëmës së 12-vjeçares që ta merrte vajzën, por ajo ka refuzuar.

E mbyllur në vetvete vajza ka shkuar deri në këtë tragjedi, që jo vetëm erdhi në të martën e zezë, por rëndon gjithë opinionin për këtë akt të kryer vetëm nga një fëmijë.

Ngushëllime familjes. Fjalët janë të tepërta në këtë rast.



bottom of page