top of page

“Edvin batuta i sjell me zor në takime”, Berisha-nëpunësve të shtetit: Shkoni se ju heqin nga puna, por votën mos ia jepni

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Kreu i PD-së Sali Berisha, u ka bërë thirrje nëpunësve të shtetit që më 11 maj të mos votojnë për Partinë Socialiste.


“Në takime nuk keni çfarë bëni, do shkoni se ju pushojnë nga puna, por votën mos ia jepni”, tha Berisha.


Berisha: Ju e shihni, Edvin… ti themi burreci dy metra e gjatë, memja e gjallë apo Edvin Batuta, zhvillon takime me zyrtarë të sjellë me detyrim në takime.



Kam një mesazh për ata, në emër tuaj. Ju nënpunësit e këtij shteti, që zbatoni ligjin, jeni dhe do të mbeteni njerëz të respektuar.


Ndaj edhe thirrja ime për ju është; në takime nuk keni çfarë bëni, do shkoni se ju pushojnë nga puna, por votën mos ia jepni.


Votoni për vëllezërit dhe motrat tuaja, për dinjitetin tuaj. Votoni që më 11 maj të shkojë atje ku e meriton.


“KORÇA BOOM”



bottom of page