top of page

EKSKLUZIVE/ Shikoni presidentin Ardjan Takaj, ndjek Skënderbeun U-19

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu U-19 është duke luajtur në këto momente në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” ndeshjen e fundit të sezonit që është cilësuar si finale, atë ndaj Partizanit. Ky takim është shumë vendimtar për titullin kampion, teksa Skënderbeut i duhet edhe barazimi, pasi ndodhet një pikë përpara, ndërkohë që Partizanit i bën punë vetëm fitorja.


Ekskluzivisht sjellim foton te pjesa e tifozëve, atje ku ndodhet në këto momente edhe presidenti Ardjan Takaj dhe, pranë tij është ikona e futbollit, Jani Kaçi. Diku më poshtë ndodhet edhe Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi dhe të gjithë janë duke e ndjekur me emocione Skënderbeun, pasi është investuar shumë dhe pritet të shpallet kampion.


Takaj dhe stafi i tij kanë mbërritur prej ditësh në juglindje dhe përpos ndeshjes së sotme që janë duke ndjekur, presin me padurim edhe takimin e nesërm ndaj Bylisit, ku luhen fatet e gjithë sezonit.


Mbrëmjen e sotme pritet edhe një takim i fundit i presidentit Ardjan Takaj me lojtarët dhe stafin, por në këto momente Takaj e ka mendjen vetëm te ekipi i të rinjve që dëshiron shumë të shpallet kampion, për të shënuar një tjetër histori të madhe në klubin bardhekuq, pasi do të luajnë në Champions League, nëse fitojnë, ose barazojnë ndaj Partizanit.


“KORÇA BOOM”



bottom of page