EKSKLUZIVE/ Zbulohet formacioni i Skënderbeut ndaj Egnatias. Mësojeni
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Në orën 15:30 starton ndeshja e parafundit e sezonit për Skënderbeut, në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase. Skënderbeu do të futet në fushë për fitore, pasi vetëm trepikëshi i bën punë.
Ndërkohë që duhen ende orë për të startuar kjo përballje, në këto momente është portali “Korça Boom” që zbulon në këto momente formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë.
Në këtë mënryë Marko Alia është sërish në majë të portës.
Në repartin e mbrojtjes, në të djathtë Marko Ramos dhe majtas Klevis Shaqe. Të dy këta do të kenë në qendër kapitenin Elvis Prençi dhe Randi Dumfor.
Për të kaluar në repartin e mesfushës, ku këtë herë Sabo do të jetë në rolin e shkatërruesit dhe përpara tij janë Juri Merlim dhe Luquinas.
Në sulm si zakonisht do të kemi treshen: Nga e majta, Saleh Nasr dhe nga e djathta Ardit Nikaj. Në majë Bismark.
Ky është 11-shi i Skënderbeut që do të fillojë takimin nga minuta e parë sot në Rrogozhinë.
“KORÇA BOOM”
