FLET policia për aksidentin në Maliq. 45-vjeçari po merr mjekim në spital!
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Maliq/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:40 në aksin rrugor "Maliq-Korçë", në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
