Forca “Ujqër”/ Sot dita e Champions-it, e mposhtim Partizanin!
- Korca Boom
- 19 hours ago
- 1 min read
Edhe pak na ndajnë nga ora 12:00, orë e cila do të dhurojë emocione të shumta në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Është pikërisht Skënderbeu U-19 dhe Partizani U-19, dy skuadrat që do të shpallin në fund kampionen e re të këtij edicioni futbollistik.
Java e fundit luhet pikërisht sot dhe Skënderbeu-Partizani është më shumë se një përballje finale, ndeshje e cila do të përcaktojë edhe ksuadrën e re që do të marrë pjesë në Champions League. Skënderbeu ka një pikë më shumë për momentin se Partizani dhe i mjafton edhe barazimi sot për tu shpallur kampion.
Nga ana tjetër të kuqtë vijnë sot në juglindje me të gjithë arsenalin e mundshëm për të mposhtur Skënderbeun. Skuadra bardhekuqe ka kryesuar thuajse gjatë gjithë sezonit dhe do të ishte mëkat nëse do të gabonte sot.
Duke qenë një ndeshje më shumë se finale, atëherë pritet edhe mbështetja maksimale sot në orën 12:00 nga ana e tifozëve.
Të vrapojmë të gjithë drejt aneksit të stadiumit. Na pret Skënderbeu. Na pret Champions League.
“KORÇA BOOM”
