top of page

Formula 1/ Piastri triumfon në Arabinë Saudite, Leclerc futet në podium

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Oscar Piastri (McLaren-Mercedes) ka arritur fitoren e tij të tretë në pesë garat e para të sezonit në Formula 1, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.

Piloti australian, i cili fitoi një javë më parë në Bahrein dhe më herët në Shanghai, merr kështu kryesimin e renditjes së përgjithshme në Kampionatin Botëror.


Në vendin e dytë u rendit kampioni në fuqi, Max Verstappen (Red Bull), i cili e nisi garën nga pole position, por humbi mundësinë për të fituar pas një penalizimi prej pesë sekondash për shkak të prerjes së kthesës së parë gjatë duelit me Piastrin në fillim të garës. Penaliteti u aplikua në të vetmen ndalesë të tij në pit stop.



Podiumi u plotësua nga Charles Leclerc (Ferrari), i cili siguroi vendin e tretë pas një performance mbresëlënëse dhe rezistoi presionit të madh nga Lando Norris (McLaren), që u detyrua të kënaqet me vendin e katërt.


Podiumi:

1- Oscar Piastri (McLaren).

2- Max Verstapepn (Red Bull), 

3- Charles Leclerc (Ferrari).


 “KORÇA BOOM”



bottom of page