Gjithçka e hapur për mbijetesën dhe “Final 4”, njihuni me 5 sfidat e sotme të Superiores
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Ditën e sotme do të zhvillohen 5 ndeshjet e vlefshme për javën e parafundit (35-të) të Superiores. Duelet pritet të jenë mjaft interesante sepse ende gjithçka është e hapur si për mbijetesë dhe “Final 4”.
Elbasani do të presë në shtëpi Vllazninë, ndërsa Partizani kërkon pikë me vlerë “katërsheje” në transfertën delikate përballë Bylisit. Ndërkohë që ekipi i Egnatias do të luajë kundër Skënderbeut.
Ndeshjet e tjera janë Tirana - Teuta dhe Laçi - Dinamo. Kujtojmë që të 5 këto sfida do të luhen paralelisht, duke nisur nga ora 15:30.
JAVA 35 (19 prill 2025)
ORA 15:30
Bylis – Partizani
Egnatia – Skënderbeu
Tirana – Teuta
Laçi – Dinamo City
AF Elbasani – Vllaznia
“KORÇA BOOM”
