top of page

Gradohen punonjësit e Policisë së Burgjeve në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ishte në IEVP Korçë ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët pas një periudhe prove njëvjeçare, u graduan për herë të parë me titullin “Inspektor”.


Së bashku me drejtorin e Policisë së Burgjeve Paulin Rajta, përgëzuan efektivët për përkushtimin e treguar dhe i inkurajuan të vazhdojnë rrugën e zhvillimit profesional, përmes aplikimit për rritje në gradë dhe marrjes së përgjegjësive më të larta.


Qose u shpreh i bindur se sinqeriteti dhe përkushtimi në punë janë ura të sigurta drejt një karriere të suksesshme.


Qose pati një falënderim të veçantë për drejtorin e IEVP Korçë, Fation Fasho, për mbështetjen dhe angazhimin e tij në formimin dhe motivimin e brezit të ri të punonjësve të Policisë së Burgjeve.



“KORÇA BOOM”



bottom of page