I vendosën bombol gazi në bagazh, shpërthen në flakë makina në Korçë!
- Korca Boom
- 11 hours ago
- 1 min read
Një mjet i parkuar në një lagjen 9-të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Sipas policisë, mjeti ka qënë i parkuar në një hapësirë të pallateve të lagjes 9-të kur krejt papritur është përfshirë nga flakët madje banorët bëjnë me dije se është dëgjuar një shpërthim i fortë duke shkaktuar panik tek banorët e katit të parë të një pallati. Vetëm ndërhyrja e shërbimit zjarrfikes ka bërë të mundur shuarjen e flakëve por dëmet janë të konsiderueshme.
Ekspertët e shërbimit zjarrfikës thanë se shpërthimi i zjarrit ka ardhur nga një defekt elektrik i mjetit. Drejtuesi i mjetit ka qenë duke punuar në një apartament shumë pranë vendit të parkimit të automjetit të përfshirë nga flakët.
Fillimisht policia nisur nga shpërthimi i fortë ka patur dyshime se mund të ketë ardhur nga ndonjë lëndë plasëse por, ekspertët kanë dalë në përfundimin se shpërthimi ka qenë i bombulës së gazit vendosur në bagazhin e mjetit/ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”
