top of page

Kapiteni i liqenorëve, Vangjel Zguro: Nuk heqim dorë nga pretendimi për Superligë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ka përfunduar edhe Kategoria e Parë, duke dhënë disa verdikte, ku së pari janë mësuar ekipet që do të ngjiten në Superligë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Janë përcaktuar gjithashtu edhe ekipet që do të zbresin një kategori më poshtë. Por gara për Superligën nuk ka përfunduar ende për ekipet që luftojnë përmes fazës “play-off”, dhe këtu bën pjesë edhe ekipi i Pogradecit, i cili tashmë do të luajë në një seri ndeshjesh vendimtare.


Pikërisht për këtë, kapiteni Vangjel Zguro deklaron: “Nuk jemi zbehur aspak në objektivin që kemi. Do të luftojmë deri në fund dhe nuk kemi frikë nga asnjë ekip në këtë rrugë. Do të japim maksimumin tonë, edhe pse e dimë që është një rrugë e gjatë, e fortë, por e bukur.”

Sipas kalendarit të vendosur, fillimisht liqenorët do të zhvillojnë ndeshjen e parë ndaj ekipit të Burrelit, një ndeshje që për ta do të luhet në transfertë.


Megjithatë, për Zguron kjo nuk përbën problem:“Ne luajmë futboll në çdo situatë. Edhe pse jemi në transfertë, do të luajmë për të treguar se meritonim më shumë nga ky sezon. Gjithsesi, kemi një objektiv: Të fitojmë.”



“KORÇA BOOM”



bottom of page