top of page

Kapitenia e Skënderbeut: Faleminderit të gjithëve që na keni shkruar, jemi më të forta se kurrë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Sot ekipi i Skënderbeut pësoi aksident me autobusin që ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës ehe fatmirësisht kjo ngjarje kaloi pa probleme madhore, ndërkohë që ndeshja Tirana-Skënderbeu u anulua.


Gjatë gjithë ditës së sotme qysh në momentin e aksidentit ju kemi njohur me situatën e vajzave, ndërkohë që tashmë po sjellim edhe reagimin e kapitenes së Skënderbeut, Elena Bego, në lidhje me aksidentin, teksa në faqen e vet shkruan:


“Sot ekipi i Skënderbeut prjetoi një moment të vështirë. Pësuam një aksident gjatë rrugës.

Fatmirësisht të gjithë jemi mirë dhe pa pasoja të rënda! Kishte vetëm disa dëmtime të vogla, një shoqe e ekipit lëndoi bërrylin dhe unë mora një goditje në hundë. Asgjë që të na ndalë.


Faleminderi të gjithëve që na keni shkruar dhe jeni shqetësuar për ne. Jemi më të forta se kurrë dhe gati të vazhdojmë përpara.”


“KORÇA BOOM”



bottom of page