Korçë/ Rama inspekton punimet për ndërtimin e godinës së re në Spitalin Rajonal: Investim i rëndësishëm
- Korca Boom
- 21 hours ago
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama tha se punimet që po kryhen për ndërtimin e godinës së re në Spitalin Rajonal të Korçës, do iu ofrojë banorëve standarde më të larta cilësie.
Rama u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm për të garantuar akses të barabartë dhe shërbim shëndetësor dinjitoz për çdo qytetar.
“Korçë – Në Spitalin Rajonal po ndërtohet një strukturë krejtësisht e re, moderne dhe funksionale, që do t’u shërbejë mijëra banorëve të qarkut të Korçës me standarde të larta cilësie.
Me 71 mjekë dhe 236 infermierë, ky spital do të ofrojë shërbime në të gjitha specialitetet e nevojshme, si Urgjenca, Kirurgjia, Pediatria, Imazheria e të tjera.
Një investim i rëndësishëm për të garantuar akses të barabartë dhe shërbim shëndetësor dinjitoz për çdo qytetar”, shkruan Rama.
“KORÇA BOOM”
