top of page

Kryebashkiaku Filo jep lajmin: Nxënësit e “Themistokli Gërmenjit” në shtator kthehen në ''shtëpi''…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 24, 2023
  • 1 min read

Nxënësit e shkollës “Themistokli Gërmenji” këtë vit mësimor do të kthehen të kryejnë mësimin në shtëpi.

Ky është lajmi më i fundit që ka dhënë kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i cili pak momente më parë ka dhënë lajmin e mirë, se nxënësit e këtij gjimnazi do ta gjejnë të rikonstruktuar komplet shkollën e tyre në ditën e parë të mësimit, më 11 shtator.

Ja dhe lajmi më i fundit që ka dhënë kryebashkiaku Sotiraq Filo:

I transformuar krejtësisht Gjimnazi “Themistokli Gërmenji” në Korçë po bëhet gati për të pritur nxënësit në këtë vit të ri shkollor.

Aktualisht po punohet për sistemimin e ambienteve të jashtme, ndërkohë që ka përfunduar puna për rikonstruksionin e të gjitha ambienteve të brendshme.

I lumtur që nxënësit e kësaj shkolle së shpejti do të zhvillojnë mësimin në kushte super komode.



bottom of page