top of page

Kujtojmë sot 97 vjetorin e lindjes të aktores korçare Qefsere Trako. Nderim dhe respekt për figurën e saj!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 1 min read

Qefsere Trako (Kushe) (1928-2012). Aktore. Lindi në Mborje të Korçës në 22 Prill 1928. Në moshë të re, me dy shoqe të shkollës, u aktivuzua në grupet amatore teatrore të qytetit të Korçës, të drejtuara nga Dhimitër Trajçe, i cili shkroi dhe vuri në skenë dramën "Dasma korçare" (1947), ku ajo luajti një nga rolet kryesore.


Më pas luajti në dramën "Ishulli i paqes", me regjisor Sokrat Mio dhe në komedinë "Koprraci" të Molierit në rolin e Elizës. Në konkursin e zhvilluar për pranimin e aktoreve profesioniste në teatrin “A.Z. Çajupi” fitoi bashkë me një femër tjetër, duke sfiduar mentalitetin e vjetër dhe presionet që i bëheshin për të mos dalë në skenë.


U martua me aktorin Vani Trako. Qefsere Trako ka luajtur si në teatrin dramatik, ashtu edhe në estradë, në teatrin e kukullave, në opereta dhe në kinematografi. Interpretoi role kryesore dhe të rëndësishme në pjesët: "Genjeshtari", "Përmbysja", "Zëri i Amerikës", "Tanja", "Lulja e kujtimit", "Revizori" etj. Në festivalin III Kombëtar të Teatrove, në dramën "Hijet e natës" të Vedat Kokonës, u vlerësua si “Laureate e Festivalit të Teatrove Profesioniste”.

Në vitin 2008 u nderua me titullin “Qytetare Nderi” e Korçës.



“KORÇA BOOM”



bottom of page