LAJMI I FUNDIT/ Aksidentohet Skënderbeu, anulohet ndeshja me Tiranën
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Një lajm i rëndë është mësuar pak momente më parë për Skënderbeun në volejboll për femra. Ne kemi sjellë aksidentin e fundit në Qafë Thanë, por duket se në autobuzin që është përplasur fatkeqësisht ka qenë ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra që po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.
Autobuzi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajazat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.
Portali ynë mëson se një prej vajzave ka pësuar dëmtime në hundë, ndërkohë që një tjetër dëmtime të tjera. Ka mbërritur ambulanca dhe vajzat janë transportuar drejt spitalit.
Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, nuk mund të luhet, pasi vajzat kanë pësuar traumë dhe pritet edhe konfirmimi i FSHV-së.
“KORÇA BOOM”

