top of page

LAJMI I FUNDIT/ Orlando Koja dëmtohet në shpatull, një lojtare në hundë. Ja gjendja e vajzave

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Situatë jo e mirë për Skënderbeun në volejboll për femra që ka pësuar aksident në Qafë Thanë, që duket se ka tronditur të gjithë opinionin mbarëshqiptar.


Skënderbeu ishte duke udhëtuar drejt Tiranës për të luajtur sot në orën 17:00 ndeshjen e dytë finale, ndërkohë që furgoni ku ndodhej ekipi është përplasur në pjesën përpara. Trajneri Orlando Koja ka pësuar dëmtime në shpatull dhe është transportuar në spital, ndërkohë që janë disa vajza që kanë pësuar edhe dëmtime në trup.


Nuk dihet situata, por e rëndësishme është që vajzat janë jashtë rrezikut, por ky aksident ka lënë trauma te ekipi.


Ndeshja e sotme konfirmohet që është anuluar dhe të gjithë lutemi që vajzat tona të jenë sa më mirë.


“KORÇA BOOM”




bottom of page