Mbyllet java e 35-të. Laçi-Tirana drejt kategorisë së parë. Skënderbeu për 3 pikë ndaj Bylisit javën e fundit
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Ka përfunduar pak momente më parë java e parafundit e superligës, javë që ka dhënë disa verdike. Në këtë mënyrë risia më e madhe është Tirana skuadër që tashmë e ka marrë rrugën drejt kategorisë së parë dhe Teuta që shpëtoi përfundimisht kjo pasi mposhti bardheblutë brenda në kryeqytet.
Laçi pavarësisht fitores së sotme në shtëpi mbetet i fundit me pikë të barabarta me Tiranën dhe janë dy skuadrat që me 90% të shanseve janë në kategorinë e parë sezonin e ardhshëm.
Skënderbue me barazimin e sotëm u ngjit në kuotën e 38 pikëve, por i duhen përfundimisht 3 pikë javën e ardhshme ndaj Bylisit në qytetin juglindor për ti thënë lamtumirë edhe play-off-it.
Nga ana tjetër Elbasani barazoi në shtëpi me Vllazninë dhe në këtë mënyrë u ngjit në vendin e katërt me 50 pikë, por për Final Four i duhet barazim ose fitore në sfidën e javës së fundit në kryeqytet ndaj Partizanit për të siguruar katërshen.
Më poshtë sjellim rezultat e ndeshjeve që sapo kanë përfunduar dhe renditjen një javë përpara fundit.
JAVA 35 (19 prill 2025)
ORA 15:30
Bylis – Partizani 1-0
Egnatia – Skënderbeu 0-0
Tirana – Teuta 0-1
Laçi – Dinamo City 1-0
AF Elbasani – Vllaznia 1-1
“KORÇA BOOM”
