Mbyllet kampionati i kategorisë së parë/ Ja renditja! Pogradeci mendjen në play-off
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Java e 33-të e Kategorisë së Parë ka vulosur fazën e rregullt të këtij edicioni me 6 ndeshje të cilat kanë shkuar sipas pritshmërisë.
Flamurtari dhe Besa, që ishin rivalë në distancë për vendin e dytë, ia dolën të fitonin, por vetëm vlonjatët iu gazuan ngjitjes në elitë automatikisht në Superiore, ndërsa kavajasit shkojnë në play-off.
Ndër ndeshjet e tjera, ajo më e rëndësishmja ishte derbi mes Apolonisë dhe Lushnjës, që duhej të përcaktonte se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkonte në play-off. Fierakëve u ka mjaftuar barazimi për të mbrojtur vendin tyre përballë “lagunarëve”.
Pogradeci është mposhtur ndaj Korabit me shifrat 3-0, një ndeshje vetëm për statistika, ndërkohë që Besa fitoi me Valbonën dhe Burreli fitoi 2-1 në Kukës.
REZULTATET E JAVËS SË FUNDIT:
Vora – Flamurtari 0-1
Shënues: Ememe 33’
Apolonia – Lushnja 0-0
Erzeni – Kastrioti 2-3
Shënues: Isteri 27', Tahiri 63' / Lushaku 52', Musaj 70', 81'
Valbona – Besa 1-3
Shënues Vidrica 77' / Migone 54', Greca 68', Nonato 75'
Korabi – Pogradeci 3-0
Shënues: Disha 35', Marku 43', 53'
Kukësi – Burreli 1-2
Shënues: Bircaj 82' / Paloka 3', Ferruku 50'
“KORÇA BOOM”
