top of page

Mungojnë dëftesat e lirimit të klasave të 9-ta: Ka probleme SMIP-i

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 9, 2023
  • 1 min read

Edhe pse kanë kaluar ditë nga dalja e notave të provimit për klasat e 9-ta, ata ende nuk kanë në dorë një dëftesë lirimi. Kjo ka bërë që qindra nxënës të këtyre klasave në Qarkun e Korçës të mos pajisen ende me atë që duhet ta kishin marrë tashmë në dorë.

“Korça Boom” mëson se pavarësisht se nga zyrat e Arsimit justifikohen me lloj-lloj problemesh, ajo që është e vërteta, është se ka probleme SMIP-i, sistemi që do të bëjë të mundur që nxënësit ta printojnë dhe ta kenë gati këtë dëftesë.

E vërteta është se SMIP nuk mundëson akoma që në dëftesë të paraqiten edhe 3 notat e provimit (Gjuha Shqipe, Matematika dhe Gjuha e huaj). Po ashtu nuk vend ku shënohet numri i regjistrit të veçantë dhe sigurisht që këto bëjnë që nxënësit nuk mund ta kenë në dorë dëftesën e lirimit.

Edhe pse ka një vit që SMIP është pjesë e Arsimit dhe mësuesit hedhin notat dhe gjithçka tjetër në këtë regjistër elektronik, akoma drejtuesit që kanë marrë përsipër këtë platformë, nuk kanë mundur të jenë gati për këtë moment kur duhet të nxjerrin dëftesat.

Kjo do të thotë që nuk është faji i nxënësve por i drejtuesve të këtyre platformave që fundi i ka gjetur të papërgatitur.

Dhe sa duhet të presin nxënësit për të marrë dëftesën? Pyetje që askush nuk di ti përgjigjet.



bottom of page