top of page

Mësuesit e nderuar të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” viti 1980…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 15, 2023
  • 1 min read

Sa shumë respekt e mirënjohje për këta mësues të nderuar. Sa shumë mall dhe nostalgji për këtë brez të shkëlqyer mësuesish, që mbeten thellë në zemrën e atyre brezave, duke nxjerrë nxënës të shkëlqyer.

Sa krenarë jemi për ju të nderuar mësues.

Kjo foto vjen nga viti 1980, ndërkohë që emrat dhe lëndët që kanë dhënë këta mësues, janë:

Nga e majta në këmbë: Fitrete Pëllumbi (Gjeografi), Celnike Myrtollari (Fiskulturë), Roza Molla (Frengjisht), Dhorkë Lluka (Gjuhë Shqipe)

Ulur nga e majta: Nikoleta Luarasi (Fiskulturë), Shpresa Ceta (Anglisht), Olimbi Matraku (Rusisht), Drita Mitrushi (Kimi), Arjana Rapi (Fizikë).

Burrat nga e majta lart: Robert Petro (Matematikë), Gaqo Mindili (Rusisht), Maksim Jorgji (Matematikë), Andrea Spaho (Gjeografi), Skënder Stefanllari (Letërsi), Niko Pani (Fiskulturë), Ligor Luarasi (Biologji), Pandi Kërënxhi (Matematikë), Anastas Përdhiku (Histori Partie), Gaqo Toslluku (Fizikë).

Ulur përpara: Dhimitraq Bode (Histori), Anesti Tasho (Dituri Makinash), Niko Mustaka (Letërsi), Dhori Gërdhe (Sekretar i shkollës), Teodor Vaso (Fiskulturë), Anesti Polena (Letërsi), Luan Veliaj (Ushtarake dhe nëndrejtor shkolle).

Respekte vërtet respekte pafund për Ju të nderuar mësues…



bottom of page