top of page

Nesër mbyllet matura shtetërore, siklet vetëm Pogradeci

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 18, 2023
  • 1 min read

Mësuesit korçarë gati të mbulojnë “katrahurën” në Pogradec. Pritet të udhëtojnë sërish në qytetin e liqenit për të narrë në dorë fatet e arsimit të këtij qyteti


Nesër, pra të hënë në datën 19 qershor zhvillohet në të gjithë vendin tonë provimi i fundit, ai i maturës shtetërore për Lëndën me Zgjedhje. Provim i cili përmbyll edhe ciklin e katër provimeve të maturës shtetërore. Një provim ky i rëndësishëm për të gjithë maturantët, ndërkohë që në Korçë janë gati për një mbarëvajtje sa më të mirë edhe për këtë provim.

Ndërkohë që në qytetin korçar çdo gjë ka kaluar si jo më mirë dhe pas probleme edhe nesër gjithë vëmendja do të jetë në Pogradec.

“Korça Boom” përpara pak ditësh zbuloi katrahurën që ndodhi në Pogradec, aq sa mësuesit e këtij qyteti nuk administronin dot këto provime dhe u dëshën që të udhëtonin mësues nga Korça që të udhëtonin për të marrë në dorën fatet e privimit të tretë, atë të Matematikës.

Edhe nesër pritet që mësues po nga qyteti i Korçës të jenë ata që do të adiministrojnë këtë provim, ndërkohë që sot në mbrëmje pritet të bëhen edhe lajmërimet.

Suksese të dashur maturantë!



bottom of page