Një kërkesë e veçantë nga tifozi i Skënderbeut: Të dielë të vijë gjyqtar i huaj në Korçë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Të shumta janë komentet e tifozëve korçarë këtë javë vendimtare për fatin e skuadrës korçare, e cila do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër ekipit të Bylisit në Korçë. Ka komente nga më të ndryshmet dhe shumica prej tyre janë optimistë për këtë takim, ku shumë tifozë janë të bindur se skuadra do të arrijë fitoren dhe Skënderbeu do të mbetet në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm.
Por një koment na tërhoqi veçanërisht vëmendjen. Nuk e dimë nëse ky mendim është plotësisht i drejtë apo nëse është realisht i domosdoshëm, por ngre një çështje interesante. Sipas komentuesit, kjo ndeshje duhet të gjykohet nga një arbitër i huaj.
Pra, duket se ekziston shqetësimi që edhe gjyqtari mund të ndikojë në fatin e një ekipi. Ky dyshim vjen pasi, sipas tifozëve, në shumë raste të mëparshme gjyqtarët kanë marrë vendime të padrejta ndaj Skënderbeut. Ndoshta nga kjo lind edhe frika se mos arbitrat bëhen përcaktues në këtë ndeshje, dhe jo vetëm loja në fushë.
"KORÇA BOOM"
